Pastë e mrekullueshme kundër rënies së flokëve: Duhen disa javë për t’i vënë re qimet e reja

Ekstrakti i jamballit (Glycyrrhiza glabra) është me vlera shumë shëruese dhe përdoret tek sëmundjet e ndryshme

Kinezët e lashtë besonin se jamballi rinon dhe zgjat jetën, indianët e lashtë e përdornin atë si një afrodiziak, mjekët arabë si një laksativ dhe për të trajtuar sëmundjet e stomakut, veshkave dhe fshikëzës urinare, grekët e lashtë si një mjet ëmbëlsimi, romakët e lashtë kundër kollës, ndërsa legjionarët romakë “për nervat”.

Jamballi është një bimë e çmuar në luftën kundër kollës, sëmundjeve të frymëmarrjes dhe problemeve të tretjes, por dihet më pak se mund të bëhet një preparat natyral cilësor kundër rënies së flokëve, transmeton Telegrafi.

Natyrisht, jamballi përmban një përbërës që parandalon shndërrimin e testosteronit në dihydrotestosteron (DHT), i cili luan një rol kyç në humbjen e flokëve te meshkujt.

Prej tij mund të përgatitni një shampo për të parandaluar humbjen e flokut duke fërkuar rrënjën dhe duke e shtuar atë në çdo shampo tuajin të preferuar për kujdesin e përditshëm të flokëve.

Një pastë efektive

Ju gjithashtu mund të bëni një pastë me dy lugë çaji rrënjë jamballi të bluar, katër lugë qumësht dhe një majë erëz shafran. Pasta duhet të aplikohet në zonat kritike një natë para gjumit dhe flokët duhet të fillojnë të rriten pas disa javësh.

Pasta është shumë efektive në fazat fillestare të tullacisë, humbjes së përshpejtuar të flokëve dhe shfaqjes së zbokthit.

Këshillë: Ky informacion nuk zëvendëson këshillat e mjekut ose ofruesit të kujdesit shëndetësor dhe nuk marrim përgjegjësi për ndërveprimet ose efektet negative.

Related posts

Njihuni me 4 përdorimet e panjohura të limonit

D V

Pas vaksinës anti Covid, Oksfordi nxjerr vaksinën revolucionare kundër kancerit

D V

Dy dallime kryesore midis ftohjes së zakonshme dhe gripit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More