Agjencia Zhurnal.mk

Pastiço me djathë të bardhë

Përbërësit:
1 pako spageti
200 ml qumësht
3 vezë
kripë
piper
arrëmyshk
150 gr djathë i bardhë
50 gr gjalpë
3 lugë gjelle miell
100 gr djathë parmixhano

Përgatitja:
1 Në një tenxhere me ujë vendosni për të zierë spagetit. Në një enë shtoni qumështin, vezët, pak kripë, piper si dhe pak arrë moskati.
2 Pasi makaronat të jenë zierë i vendosni në tavën nga Delimano. Sipër i shtoni masën me qumësht që përgatitët pak më parë dhe djathë të bardhë të ndarë në copa të vogla.
3 Ndërkohë në një tigan skuqni gjalpin me miellin. Shtoni një gotë qumësht, pak kripë dhe arrë moskati.
4 E lini masën të trashet dhe kështu sapo përgatitët salcën beshamel gati për t’ia hedhur pastiços sipër.
5 Në fund i shtoni djathin parmixhano. E fusni në furrë për tu pjekur përreth 40 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!/shije.al

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...