Agjencia Zhurnal.mk

Pastrimi i gjyqësorit, Ekspertët: Të krijohet një trup i veçantë me ekspert vendor e ndërkombëtar

Shkup, 16 shtator, zhurnal.mk – Rizgjedhja e përgjithshme. Veting. Pastrimi i gjyqësorit. Për tre vitet e fundit, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja kështu ka zbutur retorikën e saj, për mënyrën se si duhet të pastrohet gjyqësori nga gjykatësit e korruptuar. Ministri i ri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq thotë se modeli i pastrimit të gjyqësorit duhet të jetë gati deri në fund të 100 ditëshit të parë të Qeverisë. Qëllimi i këtij procesi, siç sqaron Mariçiq, është të kthehet besimi te qytetarët në sistemin gjyqësor, por edhe profesionistët e mirë, gjegjësisht ata të cilët mirë e kryejnë punën, të shpërblehen, ndërsa ata që nuk e kryejnë punën mirë dhe të cilët e përforcojnë mosbesimin në sistemin gjyqësor, të largohen nga ky sistem.

Por një pjesë e ekspertëve janë skeptikë në lidhje me njoftimet e intensifikuara të qeverisë për të pastruar gjyqësorin – një nga premtimet kryesore të LSDM-së në dy cikle zgjedhore.

Profesori universitar Bashkim Selmani për Zhurnal thotë se në aspektin procedural dhe juridik normal se Ministrit të Drejtësisë i përket një përgjegjësi e tillë, mirëpo duke e ditur funisonimin dhe organin që paralel të njejtin veprim mund të merren në konsultim me ekspertë dhe çështje të tjera.

Mirëpo Selmani është skeptik rreth kësaj sepse sipas tij paratë e vjedhura ende gjyqësori nuk i ka kthyer në buxhet, dhe se nevoitet ndihma dhe përvoja e BE-së për atë se si duhet të pastrohet gjyqësori.

“Mirëpo e gjithë kjo, çdo reformë apo çdo ndryshim duhet të ndërhyet, gjithë pajtohemi se kemi një situatë të palakmuar dhe poashtu është edhe pa marrë parasysh a ka dëshirë Maqedonia dhe organet e saja për të drejtuar këtë çështje sepse kanë të detyruar në kapitullin 23 dhe 24 ta vënë në funksion shtetin e së drejtës dhe në këtë aspekt unë nuk kam shumë shpresa se mund të bëhet diçka esenciale për interesin e qytetarëve duke e ditur se deri më tani, domethënë gjitha keqpërdorimet që janë bërë në gjyqësorë, të paktën për këto që flitet në aspektin publik, nuk kanë ndonjë epilog të merituar dhe akoma gjyqësori nuk arriti që paratë e vjedhura publike ti rikthen në buxhet. Pa mos e hetuar rrënjësisht këtë situatë paraprake që vajti gati dy decenie dhe pa një hetim gjithpërfshirës nuk mund të bëj pastrimin, sepse mund të vijë deri te keqpërdorimi sepse e para është të dëshmohet fajësia. Nëse nuk bëhet me një përvojë të BE-së, pa ndihmën e Bashkimit Evropian nuk besoj se mund të bëhet diçka”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar, Bashkim Selmani.

Nga ana tjetër, profesori universitar, Mersim Maksuti për Zhurnal thotë se pPastrimi i gjyqësorit, respektivisht modeli për ta bërë këtë, duhet bërë nga nje trup i veçantë i përbërë nga ekspertë ndërkombëtar dhe vendor, ku në një mënyrë do të luanin rolin e këshillit gjyqësor, i cili ka dështuar deri më tani në punen e tij.

“Ky trup te vetmin kriter do të kishte pastërtin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurëve dhe profesionalizmin e tyre. Reformat e propozuara nga qeveria të Ministrit Mariqic më ngjajnë me teper me karakter deklarativ dhe pompozitet mediatik, siç i kishim tre vitet e kaluara, se sa nje qasje serioze për t’i hyrë njëhere e përgjithmone zgjidhjes faktike te kesaj cështjeje”, ka deklaruar për Zhurnal, Mersim Maksuti, profesor universitar.

Ministri i ri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, ditët e fundit thekson se pastrimi i gjyqësorit është imagjinuar me – revizion të zgjedhjes rastësore të 5 për qind të lëndëve gjyqësore të profilit të lartë të interesit, duke kontrolluar statusin e pasurisë së gjykatësve, por gjithashtu duke kontrolluar edhe punën e gjykatësve, që do ta bëjë Këshilli Gjyqësor veçanërisht në fushën e vjetërsimin e lëndëve gjyqësore dhe seancave të rralla.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...