Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Pastrimi i listës zgjedhore nuk varet nga Regjistrimi i popullsisë!

Shkup, 26 janar – Pastrimi i listës zgjedhore bëhet rregullisht para çdo cikli zgjedhor, ndërsa përjashtim nuk do të bëhet edhe në zgjedhjet e planifikuara lokale të tetorit. Por ajo që është e re është se pas 19 vitesh në vend do të mbahet Regjistrimi i popullsisë, i cili do të bëhet në prill, disa muaj para votimit për kryekomunar. Por a do të bëhet pastrimi i listës zgjedhore pas muajit prill me qëllim që të kryqëzohen të dhënat e rezultatit të regjistrimit me listën zgjedhore? Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) për Zhurnal thonë se procesi i pastrimit të listës së zgjedhësve është një operacion i përhershëm.

“Regjistrimi i popullsisë dhe pastrimi i listës zgjedhore janë dy procese diametralisht të kundërta. Në bazë të Kodit zgjedhor, katër herë në vit KSHZ-ja e nxjerrë gjendjen prfundimtare për datë të caktuar. Azhurimi i listës zgjedhore ndodh çdo ditë. Ajo që e bëjmë ne para çdo cikli zgjedhor është mundësia e fundit e qytetarëve që të bëjnë kontroll publik të listës dhe të ndikojnë në të dhënat e tyre para se lista zgjedhore të përdoret në zgjedhjet në vijimë”, deklaroi për Zhurnal, Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së.

Në anën tjetër, ish-nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi thekson se në aspekt profesional dhe gjithë asaj që bëhet rreth listës zgjedhore, ajo nuk është e lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë, për arsye se për listën zgjedhore merren të dhëna nga regjistri i shtetasve. “Maqedoni ka diku 2 milion e 500 mijë shtetasë dhe nga ky regjistër të cilën e jep Ministria e Brendshme merren të dhënat vetëm për ato pesona të cilat kanë mbi 18 vjet dhe që i kanë dokumentet valide dhe i jepen Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve i cili bënë përpunimin e të dhënave. Kështuqë, Regjistrimi i popullsië nuk është i lidhur shumë me procesin zgjedhor. Por, edhe përskaj kësaj, në Kodin Zgjedhor ekziston një normë me të cilën duhet të merren të dhënat edhe nga regjistri i regjistrimit për të bë përpunimin dhe krahasim e të dhënave, nëse ato përputhen ose jo. Do të të jetë shumë problematike të bëhet ky krahasim, për arsye se regjistrimi do të mbaht në prill, por rezultatet e tij do të dalin pas gjashtë muajive, diku pas zgjedhjeve lokale të Tetorit. Pra, deri në zgjedhjet lokale nuk do të kemi edhe të dhëna zyrtare të regjistrimit. Kështu që edhe në këto zgjedhje nuk do të mund të ndihmojë rezultati i Regjistrimit të popullsisë”, deklaroi për Zhurnal, Subhi Jakupi ish-nënkryetar i KSHZ-së.

Ndryshe, më 21 janar, Parlamenti me 62 vota “për”, pa “abstenime” dhe pa asnjë “kundër” e miratoi Ligjin për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë të Veriut. Regjistrimi do të realizohet nga 1 prilli deri më 21 prill të vitit 2021. Ligji garanton regjistrim sipas standardeve ndërkombëtare dhe standardeve të Eurostat. Nga ana tjetër, presidenti Pendarovski, siç njoftoi kabineti i tij, nënshkroi Dekretin mbi Ligjin pas konsultimeve me ekspertët juridik. Ndërkohë në muajin tetor pritet të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale, ndërsa në rast të dështimit të bisedimeveme Bullgarinë, njohësit e zhvillimev politike në vend nuk përjashtojnë edhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Bullgaria e zhgënjyer me rezolutën e miratuar në Shkup

Z H

Thyhen disa drunj në stadiumin e Tetovës, kërkohen autorët

Z H

Xhaferi-Gërvalla Shvarc: Intensifikim i politikave dhe marrdhënieve ekonomike Maqedoni – Kosovë

Z H

Pendarovski nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Z H

Ambasadori çek Toman vizitoi Ministrinë e Bujqësisë

Z H

Zaev: Parlamenti ta mbështesë reformën e administratës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...