Pasuria e ministres Donika Gërvalla, një shtëpi, arë, truall e veturë – deklarimi i plotë

nga D. V.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Gërvalla në regjistrin e publikuar në Agjenci ka raportuar një shtëpi, që e ka deklaruar si të trashëguar, truall, arë dhe pyll, të gjitha këto në emër të saj.

Tutje, në regjistër Gërvalla ka deklaruar edhe tri vetura. Njërën të saj, të bashkëshortit dhe të fëmijëve.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme në pjesën e zotërimit të aksioneve në shoqëri tregtare ka deklaruar se është aksionare në ndërmarrjen individuale ‘Alblingua UG’ dhe bashkëpronare dy të tjera.

Tutje, ministrja Gërvalla ka deklaruar 2 mijë euro para të gatshme në Kosovë, 165 euro në Gjermani dhe ka deklaruar 5 mijë euro të bashkëshortit në Gjermani.

Gërvalla të ardhurat vjetore nga pagat neto përmes listës së pagave ka deklaruar 17,840.00 euro si dhe nga mëditjet 14,493.14 euro cash.

Për më shumë lexoni këtu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More