Agjencia Zhurnal.mk
Kuzhina

Patate fenomenale dhe të shijshme me kungullesha

Nuk dihet a është më e mirë shtesa me peshk apo me mish!

Përbërësit:

– 500 – 600 g patate;
– 1 kungulleshë e vogël;
– 1 qepë;
– 1 domate e vogël;
– 1 spec i kuq;
– hudhër pluhur;
– kripë;
– piper;
– erëza të thata,
– vaj.

Përgatitja:

Pastroni patatet dhe kungulleshën dhe pritni në rrathë, shtoni erëzat e thata dhe kripën, piperin, hudhrën dhe vajin dhe të gjitha bashkoni mirë.

Specin priteni në pjesë të mëdha, si edhe qepën, pastaj qitni kripë. Radhisni në një tepsi të cilën e keni lyer me vaj.

Përzieni të gjitha dhe radhisni në mënyrë alternative në tepsi.

Bashkojeni edhe domaten e prerë. Qitni vaj dhe piqeni në 220 gradë Celsius rreth një orë.

Mbulojeni me folie 15 – 20 minutat e parë, pastaj hiqjani folien që të piqet dhe të skuqet mirë në lëngun e vet. Është fantastike.

Me patate shkëlqyeshëm shkon edhe supa e shijshme dhe ndonjë peshk.

Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

Qofte kreshmore të cilat do t’i dëshironi: Zëvendësimi i mishit është shumë i shijshëm!

S.B.

Brusketa me djathë dhe kastravec

S.B.

Tortë e shpejtë e akullt me biskota: Gjithçka është gati për 15 minuta!

S.B.

Recetë e shpejtë dhe e shijshme: Ëmbëlsirë pa gluten me fara lulëkuqeje të egër

S.B.

Trekëndësha të ëmbël

S.B.

Picë në formë supe

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...