Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Patatet e prodhuara në vend nuk shiten, Bujqit: Të ndalohet importi nga jashtë

Zhurnal Ads

Tetovë, 10 janar – Në vend se të plasohet në treg dhe të shtrohet në tryezë veçmë katër muaj patatet e bujkut Alibajram Rushiti nga Reçica e Vogël kalben në bodrum. Patatet që i prodhojmë ne nuk shiten, ndërsa shteti inporton patate nga vendet e jashtme thotë ai.

“Shteti duhet këtë ta ndalojë sepse kanë sjell në treg patate nga shtetet tjera ndërsa malli ynë po kalbet dhe kemi rreth 100 ton patate.”, tha Alibajram Rushiti, bujk.

Gjendja gjatë pandemisë në sektorin e bujqësisë është katastrofale. Në  Në vend se të ketë ndihmë siç marrin kompanitë, shteti me eksportin e patateve nga jashtë u bën dëm bujqve, por rrallë kush dëshiron të blejë edhe me çmim që është më i ulët se çmimi i prodhimit. Kanë mbetur mbi 100 ton patate në depo thotë Rushiti.

“Çmimi i plehut artificial është rritur, harxhimet për puntorë për maqineri dhe nëse bën një llogari të thjeshtë na del një çmim përfaërsisht tetë denar ndërsa çmimi në treg në Shkup është shtatë denarë.”, tha Rushiti.

Me probleme të njejta përballen edhe familjet tjera në Reçicën e Vogël. Një pjesë e tyre fare nuk kanë mledhur patatet nga arat, dhe disa ushqejnë kafshët. Ata thonë se durimit të tyre po i vjen fundi dhe nëse kërkesat e tyre hasin në vesh të shurdhër do të dalin në protesta. Reçica e Vogël para disa dekadave ishte tokë bujqësore, por për shkak të problemeve në këtë veprimtari njerëzit heqin dorë nga punimi i tokës dhe shpërngulen në perëndim.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Qytetarët e Maqedonisë kanë shpenzuar 69,4 milion euro në internet në gjashtë muajt e parë të vitit

Z H

Angelovska-Bezhoska. Kjo është krizë në të cilën përgjigja e parë është lehtësimi i politikës monetare

E.E.

Ku mbeti gasifikimi në Maqedoninë e Veriut?

H S

245 mijë vende pune të humbura si pasojë e luftës tregtare

R ZH

Bekteshi: Do të krijojmë vende të reja pune

Z H

Me SMART financa, tejkalim më i shpejtë i krizës dhe rritje më e shpejtë dhe e qëndrueshme ekonomike

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...