Agjencia Zhurnal.mk

Patjetër të vijë kjo ditë, e të merr fund ky mashtrim

Nga Abdulla Mehmeti

Sa duhet të presin shqiptarët në Maqedoni që të lind ndonjë parti politike nga gjiri i popullit, nga sakrifica, gjaku dhe djersa e rezistencës kombëtare ndaj pushteteve dhe sundimeve të huaja ndër vite e dekada, jo nga nënsjetullat e partive dhe regjimeve të mëparshme, apo nga strukturat e fshehta të agjenturave të huaja!

Sa duhet të presin shqiptarët e raskapitur nga sundimi, qeverisja e keqe dhe mashtrimet pa mbarim, që t’i përfaqësojnë liderë që nuk vijnë nga lartë, nga strukturat e pushteteve të mëparshëm, nga agjenturat e huaja, apo si pengje e vasalë të nëntokës kriminale!

Pse shqiptarët duhet të eksperimentojnë pambarim me figura politike të konsumuara, përderisa rezultatin e punës dhe mundësive të tyre ua dinë nga fillimi?!

Çfarë duhet të presin shqiptarët nga udhëheqës të këtillë, për të cilët nuk dinë gati asgjë ata që i përkrahin dhe votojnë, ndërsa dinë gjithçka ata që i mbajnë peng, që i kanë rekrutuar dhe financuar t’u shërbejnë përjetësisht atyre, jo popullit të mashtruar dhe manipuluar, i cili mjerisht pret së koti, me ditë e me vjet!

Edhe sa duhet të presin shqiptarët në Maqedoni, që të lind ylli i tyre i fatit, t’ua tregojë rrugën e vërtetë të lirisë, barazisë, paqes dhe progresit?!

Atë që nuk mund ta bëjë një njeri (lider) i vetëm, mund ta bëjë një grup njerëzish të ditur dhe të dëshmuar. Mes shqiptarëve në Maqedoni ka shumë të tillë, sidomos nga brezi i ri. Pse nuk u hapet rruga këtyre njerëzve? Dasma e re nuk bëhet me tupana të vjetër, thotë populli, dhe ai nuk gabon!

Detyra më e parë është: qytetarëve duhet t’i tregohet e vërteta, sado e dhimbshme të jetë ajo.

Të shpresojmë dhe punojmë për të ardhmen tonë më të mirë. Të mos pritojmë dhe mos vonohemi!

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...