Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Pato drejt rikthimit në Seria A

Ish-sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, mund të rikthehet në Serie A, pas interesimit që skuadrat si Genoa dhe Spezia e kanë shfaqur për të.

Pato është pa klub pasi që u largua nga Sao Paulo në gusht të këtij viti dhe mediat italiane kanë raportuar se braziliani është në kontakt me disa klube të Italisë për një rikthim të mundshëm këtë sezon.

Genoa e konsideron 31-vjeçarin në listën e dëshirave të Enrico Preziosit, por gjithashtu edhe Spezia i ka ofruar mundësinë që t’i bashkohet në rrugëtimin e tyre në Seria A.

Ndërsa edhe klubi Monza i është bashkuar garës, dhe që mund të ribashkohet me Presidentin Silvio Berlusconi dhe drejtorin sportiv Adriano Galliani, të cilët ishin bashkë me brazilianin pjesë e skuadrës së Milanit.

Pato ka luajtur 117 ndeshje në Seria A gjatë gjashtë sezoneve te Milani, duke kontribuar me 51 gola.

Postime të ngjashme

Vazhdoi seria e fitoreve të Cityt, triumfoi ndaj Wolverhamptonit

Z H

Suarez: Duhet të hakmerremi ndaj Real Madridit

Z H

Pirlo: Interi vetëm pikë ka më shumë se Juventusi! Spezia? Ishim të lodhur

Z H

Barcelona kërkon Alessandro Bastoni

Z H

Lajme fantastike për Real Madridin para derbit me Atletico Madridin

Z H

Milani dëshiron të mbyllë sa më parë transferimin e Tomorit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...