Agjencia Zhurnal.mk

Paundi sirian bie në nivelin më të ulët që prej fillimit të luftës

Paundi sirian pësoi sot rënie kundrejt valutave të huaja duke u shkëmbyer me 1,015 paund sirian ndaj dollarit amerikan, rënia më e madhe që nga fillimi i luftës në vitin 2011.

“Rënia e vlerës së paundit sirian ndaj dollarit është për shkak të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të ulët, përveç ngjarjeve në Liban dhe sanksioneve ekonomike në Siri”, deklaroi një ekonomist sirian.

Në Liban vazhdojnë protestat që nga mesi i muajit tetor. Trazirat ekonomike dhe politike kanë krijuar krizën më të rëndë në Liban që nga lufta civile në 1975-1990.

Ekonomisti theksoi se rënia e paundit sirian ishte e pritshme, pasi pësoi rënie të madhe që nga shpërthimi i luftës në vitin 2011.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...