Agjencia Zhurnal.mk

Paunovski: Çmimi i limonëve nuk guxon të jetë mbi 110 denarë, në të kundërtën pasojnë gjoba

Shkup, 30 mars – zhurnal.mk – Drejtori i Inspektoratit Shtetëror, Stojko Paunovski, sot përmes një konference për media ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të mos bëjnë panikë sepse ka mjaftueshëm perime dhe ushqime të nevojshme. Ai gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të paraqesin të gjitha marketet që nuk respektojnë çmimet e produkteve, transmeton Zhurnal.

Ai paralajmëroi se çmimi i limonëve duhet të lëvizë nga 70 denarë deri në 110 denarë, ashtu siç ka qenë deri më 11 mars. Sa i përket denoncimeve, qytetarët duhet me emër ta përmendin marketin cili do t’i rrisë çmimet dhe adresën e tyre. Këtë mund ta bëjnë në numrin 191.

“Çmimi i limonëve është ulur tek të gjithë shitësit me pakicë pas kontrollave që bëmë të premten. Problem kemi me importuesit, me shitësit me shumicë. Kontrollet vazhdojnë, dy deri tani janë gjobitur. Shitësit me shumicë për fat të keq janë vetëm katër persona, por ta dinë se çdo mos respektim do të thotë masa më të rrepta, të mos bëjnë manipulime”, ka deklaruar Paunovski./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...