Maqedoni TOP LAJM

Paunovski: Një grup hotelierësh i kanë shkelur masat për mbrojtje nga Kovid-19

Zhurnal Ads

Shkup, 3 tetor – Një grup i caktuar i hotelierëve me shumicë i kanë tejkaluar masat e mbrojtjes kundër Kovid-19, deklaroi drejtori i Inspektoratit të Tregut, Stojko Paunovski. Për këto arsye, inspektorët e Inspektoratit të Tregut, si në të kaluarën dhe në ditët në vijim, do të bëjnë kontrolle në të gjithë vendin.

“Ndonjëherë nuk varet nga vetë pronarët, por nga ndërgjegjja e mysafirëve. Mentaliteti ballkanas është i tillë, ata ngrihen, kërcejnë. Tani ndodhen 12 grupe inspektorësh në terren. Pra, kontrollet do të kryhen edhe gjatë ditës. Më parë kemi ngritur padi penale kundër disa objekteve hotelierike në Strugë dhe Shkup. Tejkalimi i orëve të punës dhe mosrespektimi i protokolleve për Kovid-19 janë një nga arsyet për shqiptimin e këtyre padive”, tha Paunovski.

Raporti i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë që u publikua dje për 24 orët e fundit tregoi se ka 225 pacientë të rinj në vend të infektuar me Kovid-19. Për shkak të këtij numri, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje pati takim të jashtëzakonshëm me anëtarët e Komisionit për Sëmundjet Infektive, në të cilin u konkludua se pas një analize të saktë të situatës epidemiologjike do të dihet nëse dhe çfarë masash do të merren.

Postime të ngjashme

Arbër Isaku zgjidhet zëvendëskryetar i Këshillit të prokurorëve

T E

Dimitrov takohet me ambasadorin e Holandës Jan Kop

T E

Dy të lënduar në aksidentin e rëndë para Parlamentit

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...