Pavarësia, shqiptarët u anashkaluan nga vendimmarrja

Shkup, 8 shtator – Shtypja e të drejtave dhe aspiratave të shqiptarëve, të ndrydhura që nga regjimi komunist, vazhdoi me të njëjtën tendencë në Maqedoni edhe pas ndarjes nga Jugosllavia. Madje me pavarësinë e Maqedonisë dhe me kushtetutën e re, shqiptarët humbën edhe ato të drejta që i gëzonin nga kushtetuta e vitit 1974. Kushtetuta e vitit 1991, sikurse u theksua më sipër, i la shqiptarët me statusin e nacionalitetitpavarësisht se përqindja e tyre i bënte ata faktor shtet-formues. Mosnjohja e këtij elementi, mos njohja e të drejtës së gjuhës, ajo e arsimimit shqip në nivel universitar, mosnjohja e përdorimit të simboleve që janë thelbësore në identitetin e njeriut dhe kombit, si dhe shkelje të tjera, u mohonin shqiptarëve të drejtën si qytetarë të barabartë të të njëjtit vend. Represioni i shtetit maqedonas i cili u shtua pas çdo forme proteste dhe shprehje revolte nga ana e komunitetit shqiptar, por edhe pas çdo bojkoti politik të proceseve nga partitë shqiptare, e ashpërsonte akoma më shumë qasjen e shqiptarëve te shteti dhe anasjelltas.

 

Profesori Xhelal Zejneli thotë se anashkalimi i shqiptarëve në formimin e shtetit, ishte gabim i faktorit politik maqedonas të asaj periudhe.

 “Faktori politik shqiptar, në përputhje me sugjerimet e Uashingtonit dhe të Brukselit vazhduan të artikulojnë, përpilojnë dhe imponojnë kërkesat e tyre në rrugën politike dhe demokratike duke vepruar në Kuvendin e Maqedonisë për të ruajtur qëndrueshmërinë e këtij shteti dhe të rajonit për arsye se ishte edhe problem i Kosovës i pazgjidhur në atë kohë, shqiptarët u bënë edhe pjesë e Qeverisë, jo për qëllime karrieriste por për hirë të qëndrueshmërisë së këtij vendi.”- deklaroiu Xhelal Zejneli, profesor.

Shqiptarët thotë si, 30 vjet më vonë, gëzojnë më shumë të drejta për të cilat nuk kujdesen t’i zbatojnë.

Historia njeh disa zhvillime represioni, konfliktesh dhe përplasjesh ndëretnike, që kulmuan në periudhën kur pushteti drejtohej nga VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit. Tensionet në Kalanë e Shkupit nisën kur një grup shqiptarësh deshi ta rrëzonte konstruktin e hekurt të një kishe të cilën autoritetet kishin nisur ta ndërtojnë në mungesë transparence. Nxitja e përplasjeve ndëretnike dhe ndërfetare vazhdonte në Karnevalin tradicional të Vevçanit, për disa vite me radhë. Terrenet sportive u shndërruan në arenë ku bëheshin thirrje “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” kurse autobusët që shpesh transportonin nxënësit nuk ishin më të sigurtë për shkak të dhunës në baza etnike./ALSAT

Related posts

Tregëtia me njerëz/ Në RMV dominon tregëtia për shfrytëzim seksual

Z H

Filloi debati për Ligjin për shtetësi, parashtrohen 1.000 amendamente

D V

Sot dy seanca të Komisioneve parlamentare për çështje evropiane dhe arsim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com