Pavarësisht izolimit total, rekord infektimesh në Melbourne – autoritet fajësojnë tubimet ilegale nëpër shtëpi

Në Melbourne të Australisë, numri i të infektuarve të mërkurën ka arritur shifrën rekord, kurse mjekët këtë rritje ia atribuojnë tubimeve ilegale nëpër shtëpi private, ku mblidhen për të shikuar ndeshje të ndryshme futbollit në kohën kur po bëhen dy muaj kur ky vend është futur në izolim total.

 

Autoritetet në Victoria, vlerësojnë se dy të tretat e rasteve të reja me COVID-19 janë si rezultat i tubimeve ilegale nëpër shtëpi gjatë vikendeve – ku vetëm gjatë javës së kaluar u tubuan për të shikuar finalen e futbollit australian, transmeton Telegrafi.

“Shumë prej këtyre rasteve kanë mundur të shmangen… Nuk po tentoj të akuzojë dikë, por thjesht po mundohem të shpjegoj se shumë njerëz do të pyesin – si është e mundur që aq shpejtë të ndodh kjo”, ka thënë Daniel Andrews gjatë një konference për media.

Zyrtarët shtetërorë kanë bërë të ditur se nga e mërkura, rritja e rasteve të reja është ka shkuar në mbi 50 për qind – përkatësisht 950 raste ditore. Në këtë shtet me 5.5 milionë banorë ka filluar vaksinimi me dozën e parë për personat mbi 16 vjet.

Related posts

Gjelbërimi, rruga efikase për uljen e karbonit

Redaksia

SHBA-ja dhe Rusia diskutojnë për programin bërthamor të Iranit

D V

Gjashtë persona të plagosur në “një sulm terrorist” në Zelandë të Re

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More