Apple ka parë rritje të shitjeve të iPhone në Kinë me 52% në prill nga një vit më parë.
Kështu kanë treguar të dhënat të martën llogaritjet e Reuters bazuar në të dhënat e industrisë.
Kjo pasi gjiganti i teknologjisë amerikane përballet me konkurrencën në rritje nga rivalët vendas.
Dërgesat e Apple në Kinë u rritën me 12% në mars, duke shënuar një përmirësim të ndjeshëm nga dy muajt e parë të vitit 2024, kur kompania pësoi një rënie prej 37% në shitje.
Shitjet e përgjithshme të telefonave inteligjentë në Kinë u rritën me 25.5% në 22.7 milionë njësi në prill, treguan të dhënat nga Akademia Kineze e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (CAICT).