Pavarësisht pasurisë që ka Adele thotë se u transferua në Los Anxhelos sepse nuk mund t’i përballonte çmimet e shtëpive në Londër

Multi-milionerja Adele ka pohuar se ajo u transferua në Los Angeles sepse nuk kishte mundësi të jetonte në Londër.

Këngëtarja e cila thuhet se ka një pasuri neto prej 177 milion dollarë tha për British Vogue se ajo investoi në tre pallate në Beverly Hills në mënyrë që të merrte një vlerë më të mirë në çmim, shkruan DailyMail.

“Lloji i shtëpisë që kam në LA nuk mund ta përballoja kurrë në Londër. Kurrë”, tha këngëtarja.

Foto: Getty Images

Fituesja e Grammy shtoi se kur ishte në Londër, shumica e kohës së saj kalohej në një makinë ose brenda një ndërtese dhe se ajo shpresonte të zhvendosej në një vend me ajër të pastër dhe diku ku mund të shihte qiellin.

Adele, e cila ka një djali nëntë vjeçar Angelo me Simon Konecki, tha se ajo kishte shikuar për shtëpi në Londër para se të arrinte në përfundim dhe të largohej nga Stateside në 2016.

“Janë si qindra miliona paund. Unë nuk kam aq shumë para”, u shpreh artistja britanike.

Ajo gjithashtu vlerësoi motin më të mirë në Los Angeles që e ndihmojë në zgjedhjen e vendbanimit.

Ylli i “Hello” zotëron tre mansion në Los Angeles, me një vlerë prej 30 milionë dollarë, raportoi The New York Post.

Foto: Getty Images

Adele gjithashtu zotëron një shtëpi në Londër, këngëtarja lindi në Tottenham dhe u rrit rreth zonës së Brixton.

Ndryshe, ajo aktualisht është duke punuar në albumin e saj të ri, projekti i ri i saj pritet të publikohet me 15 tetor.

Related posts

Zanfina duket krejt ndryshe derisa sjellë foto nga ballkoni

D V

“Lutemi për Tetovën”, estrada shqiptare shprehin sensibilizimin e tyre për viktimat e ngjarjes tragjike në Tetovë

D V

Kaia Gerber e veçantë në fotosesionin e ri për Calvin Klein

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More