Agjencia Zhurnal.mk

Pavle Bogoevski dorëzon dorëheqjen e tij në Kuvend

Shkup, 11 qershor – Zhurnal.mk – Deputeti Pavle Bogoevski sot deri tek shërbimet e Kuvendit e dorëzoi dorëheqjen e tij, të cilën e paralajmëroi në seancën e Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit, para hapjes së rendit të ditës për mandatin e deputetit Nikolla Gruevski, i cili u bë me azil politik në Hungari, përcjellë Zhurnal.

Për Bogoevskin, i cili deritani ishte edhe kryetar i Komisionit, ishte publikuar bisedë komprometuese telefonike, për çka nga opozita kishin akuzuar se ka thyer kodin etik dhe nuk është i denjë për kryerje të funksionit deputet. Bogoevski nuk mundte ti durojë dot akuzat, dhe njoftoi dorëheqjen e tij pasi të miret mandati i ish kryeministrit Gruevski.

Përndryshe fillimi i seancës së 102 të e Kuvendit po vonon dhe siç lajmëruan nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, do të fillojë në ora 12:30. Shtyrja e kësaj seance siç njoftojnë, është përshkak takimit me kryeministrin çek Babish. Sipas informatave nga Kuvendi, pritet që në këtë seancë të konstatohet dorëheqja e Gruevskit./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...