Pavlle Trajanov, Sollza Gërçeva dhe Blerant Ramadani – emërohen koordinatorë nacionalë! Qeveria me zgjidhje të reja kuadrovike

nga Xh M

Shkup, 30 korrik – Në seancën e Qeverisë sot janë miratuar dhjetëra zgjidhje kuadrovike. Zëvendës Sekretari i ri i Përgjithshëm i Qeverisë është Hasim Murtezani.

Partneri i koalicionit i VMRO-DPMNE-së, kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, nga 1 gushti do të jetë koordinator nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit. Koordinatore kombëtare për reformat në arsimin e lartë është emëruar Sollza Gërçeva.

Edhe Blerant Ramadani është emëruar koordinator për zbatimin e teknologjive të reja. Faton Fazliu do të drejtojë Administratën për Mbajtjen e Librave amë të Lindjes, ndërsa Kujtim Ibishi – Administratën për Inteligjencë Financiare. Drejtoresha e re e Arkivit Shtetëror do të jetë profesoresha Natasha Kotllar.

closevolume_off
Në të njëjtën kohë, Qeveria ka shkarkuar edhe drejtorin aktual të Fondit për Inovacion, Festim Halilin dhe në vend të tij do të jetë Nikolla Dodov.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More