Pavllova: Kompanitë të përqëndrohen në digjitalizimin dhe ekonominë e gjelbër

Shkup, 12 shtator  – Nevojitet mbështetje e mëtejshme, veçanërisht për kompanitë e vogla dhe të mesme, për të parandaluar mbylljen e bizneseve dhe humbjen e vendeve të punës dhe për t’i ndihmuar ata të forcojnë kapacitetet e tyre dhe të përshtaten me rrethanat e reja të shkaktuara nga pandemia, shprehet nënkryetarja e Bankës Investuese Evropiane Liljana Pavllova në intervistë për MIA.

 

Sipas Pavllovës, ajo në të cilën kompanitë duhet të orientohen janë digjitalizimi dhe transformimi drejt ekonomisë së gjelbër. Zbatimi i masave efikase energjetike, siç shprehet Pavllova, nuk është i përhapur në Ballkanin Perëndimor, meqë shumica e kompanive, ose më saktësisht dy të tretat, nuk i shohin si prioritet masat efikase energjetike.

“Analiza jonë tregon se ndikimi i pandemisë në sektorin privat ishte shkatërrues, duke detyruar 40 për qind të kompanive në Maqedoninë e Veriut të mbyllen përkohësisht gjatë pandemisë. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë goditur më rëndë dhe kanë nevojë për mbështetje të mëtejshme për dy arsye – për të parandaluar mbylljen e bizneseve dhe humbjen e vendeve të punës nga njëra anë, dhe për t’i ndihmuar ata të forcojnë kapacitetin e tyre dhe të përshtaten me rrethanat e reja të shkaktuara nga pandemia dhe ndryshim i klimës. Kjo përshtatje do të duhet të orientohet drejt digjitalizimit të operacioneve të tyre dhe vendosjen e praktikave të efikasitetit energjetik. Zbatimi i masave efikase energjetike nuk është i përhapur në Ballkanin Perëndimor, meqë shumica e kompanive [dy të tretat] nuk i shohin masat e efikase energjetike si prioritet, përkundër faktit që shumë ndërmarrje i konsiderojnë ato fitimprurëse sipas Anketës për ndërmarrjet të EIB, thekson Pavllova në një intervistën e plotë të publikuar më poshtë.

Ajo thotë se zbatimi i reformave kryesore ekonomike dhe strukturore në vend do të jetë thelbësor për krijimin e klimës së favorshme të biznesit.

Maqedonia e Veriut, thotë Pavlova, tashmë është në rrugën e duhur dhe gjendja e saj e mirë, mbi mesataren rajonale, konfirmohet në edicionin e fundit të Treguesve botërorë të menaxhimit. Nevojitet përparim i mëtejshëm për afrimin e kornizës institucionale drejt standardeve të BE-së, përmirësim të stabilitetit politik dhe praktikave për menaxhimi me investime.

Intervistë që Pavllova ia dha MIA-s pas vizitës së saj në Shkup ku mori pjesë në Konferencën e parë vjetore të organizuar nga Ministria e Financave, e transmetojmë të plotë:

Zonja Pavllova, ju ishit për vizitë në Shkup ku po merrnit pjesë në Konferencën e parë vjetore të organizuar nga Ministria e Financave. Cilat janë pritshmëritë tuaja për ekonominë maqedonase? A mund të themi se ekonomia maqedonase po shërohet ngadalë nga kriza e shkaktuar nga Kovid-19?

– Për shkak të pandemisë, PBB-ja ra në 4.5 për qind në vitin 2020, pasi konsumi dhe investimet janë zvogëluar. Sidoqoftë, për shkak të politikave të miratuara, PBB-ja parashikohet të rimëkëmbet në 3.8 për qind në 2021 dhe për edhe 4 për qind në vitin 2022, sipas parashikimit të FMN-së. Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së ishte 51.3 për qind më 2020, dhe pritet të rritet në mbi 55 për qind në vitin 2022. Deficiti shumë i lartë në vitin 2020 rezultoi nga shkurtimet e PBB-së dhe politika ekspansioniste fiskale për të zbutur ndikimin negativ të pandemisë. Nga ana pozitive, menaxhimi i financave publike është forcuar vitet e fundit.

Mund të themi se masat ndihmuan në zbutjen e pasojave më urgjente nga Kovid-19, por pandemia ngadalësoi ndjeshëm progresin ekonomik të Maqedonisë së Veriut, i cili filloi të shfaqë tendenca rritëse në shumë fusha. Vendi ka bërë përparim të rëndësishëm në reformat ekonomike dhe është një nga më të integruarit në zinxhirin global të vlerësimit në të gjithë vendet e BE-së. Ai ka treguar kapacitetin e saj të fortë për inovacion, dhe këto fusha duhet të forcohen më tej.

Raporti i publikuar para do kohë për aktivitetin kreditor i BEI-së tregon se kërkesa për kredi në Maqedoninë e Veriut ka vazhduar të bjerë gjatë gjashtë muajve të fundit për shkak të pandemisë, ndërsa cilësia e kërkesave për kredi është përkeqësuar. Kushtet e furnizimit me kredi janë shtrënguar në gjashtë muajt e fundit, të ngjashme me rajonin, dhe, për dallim nga rajoni, pritet të shtrëngohen në gjashtë muajt e ardhshëm.

Nga ana pozitive, anketa e njëjtë tregon se Maqedonia e Veriut gjithashtu ka bërë përparim në përgjigjen ndaj pandemisë. Gati 90 për qind e bankave kanë përshpejtuar proceset e tyre të brendshme dhe arritjen deri te klientët, ndërsa rreth 30 për qind e tyre i kanë përshtatur dhe automatizuar praktikat e menaxhimit të rrezikut dhe strukturën e filialeve.

Siç sigurova kryeministrin Zaev dhe ministrin e financave Besimi gjatë takimeve të mia me ta në Shkup, Banka Evropiane e Investimeve do t’i japë mbështetje të plotë Maqedonisë së Veriut për të përshpejtuar rimëkëmbjen nga Kovid, për të stimuluar zhvillimin ekonomik dhe social kryesisht përmes digjitalizimit. Ne jemi të gatshëm të sigurojmë shërbime këshilluese dhe financim për strukturimin e instrumenteve financiare në dobi të sektorit privat në mënyrë që të përmirësojmë aftësinë konkurruese të ekonomisë në Maqedoninë e Veriut.

Që nga fillimi i krizës, Qeveria në Maqedoninë e Veriut ka marrë një sërë masash për të mbështetur ekonominë dhe qytetarët. A nevojitet mbështetje e mëtejshme për sektorin e biznesit, duke marrë parasysh se masat kufizuese janë ende në fuqi për të parandaluar përhapjen e virusit? Nëse nevojitet mbështetje e mëtejshme, për cilët sektorë duhet të synohet ajo në mënyrë specifike?

– Analiza jonë tregon se ndikimi i pandemisë në sektorin privat ishte shkatërrues, duke detyruar 40 për qind të kompanive në Maqedoninë e Veriut të mbyllen përkohësisht gjatë pandemisë. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë goditur më rëndë dhe kanë nevojë për mbështetje të mëtejshme për dy arsye – për të parandaluar mbylljen e bizneseve dhe humbjen e vendeve të punës nga njëra anë, dhe për t’i ndihmuar ata të forcojnë kapacitetin e tyre dhe të përshtaten me rrethanat e reja të shkaktuara nga pandemia dhe ndryshimi i klimës. Kjo përshtatje do të duhet të përqendrohet në digjitalizimin e operacioneve të tyre dhe vendosjen e praktikave efikase energjetike. Zbatimi i masave efikase energjetike nuk është i përhapur në Ballkanin Perëndimor, meqë shumica e kompanive [dy të tretat] nuk i shohin masat e efikase energjetike si prioritet, përkundër faktit që shumë ndërmarrje i konsiderojnë ato fitimprurëse sipas Anketës për ndërmarrjet të EIB.

Grupimi BEI tashmë ka nënshkruar investimet e para për të përmirësuar kapacitetin digjital midis NVM-ve serbe në vitin 2020 dhe gjatë vitit 2021, ne do të mbështesim zbatimin e praktikave të përgjegjshme ndaj mjedisit midis kompanive në Mal të Zi. Ne planifikojmë të zbatojmë këto lloje të projekteve në të gjithë rajonin dhe kështu të inkurajojmë transformimin ekonomik drejt rritjes së elasticitetit në tregun rajonal, i cili pritet të lehtësojë integrimin e tij në zinxhirët e shpërndarjes dhe prodhimit të BE-së.

Gjatë vizitës sime në Shkup pata rastin të takohem me Këshillin drejtues të Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga Kire Naumov dhe Faruk Ismaili. Institucionet tona nxisin bashkëpunimin dekadësh në mënyrë që të mbështesin financimin e NVM-ve në vend. Jemi krenarë që vazhdojmë të punojmë së bashku me partnerin tonë shumëvjeçar- DBNM për të mbështetur zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e sektorit privat dhe industrisë bankare në Maqedoninë e Veriut, në kushte të krizës rrjedhëse “Kovid -19”. Pas bashkëpunimit tonë të suksesshëm, BEI me padurim pret të bashkojë përpjekjet për të rritur elasticitetin dhe aftësinë konkurruese të NVM-ve përmes investimeve të gjelbra dhe digjitale.

Banka Evropiane e Investimeve i ka miratuar shtetit linjë kreditore prej 100 milionë eurosh të cilat janë të destinuara për rimëkëmbjen ekonomike të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Në intervistën e fundit për MIA-n, Ju deklaruat se prisni që të mbështeten të paktën 300 projekte të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Sa projekte janë mbështetur deri më tani?

– Fondet do të shpërndahen së shpejti, ne presim këstin e parë të pagesës në javët e ardhshme. BZHMV-ja punon me bankat komerciale për t’ua paguar shpejt këto fonde bizneseve lokale dhe për t’i ndihmuar ato në likuiditetin dhe nevojat e tyre për kapital qarkullues, ruajtjen e vendeve të punës dhe përshtatjen dhe rritjen e tyre.

Linja e re kreditore është planifikuar të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në një kohë kur ata kanë më shumë nevojë. Qasja në financa mbetet një nga problemet më të mëdha në mesin e NVM-ve pasi ata i shohin normat e larta të interesit si pengesën më të madhe kur aplikojnë për kredi, siç shihet në Anketën tonë më të re për ndërmarrje. Prandaj, financimi i ri i BEI -së në shumën e përgjithshme prej 100 milionë euro do të jetë i disponueshëm në kushte shumë të favorshme dhe fleksibile me norma të ulëta interesi dhe maturim të zgjatur, për të mbuluar një gamë të gjerë kompanish nga industri të ndryshme që janë goditur më rëndë.

Ju keni njoftuar mbështetjen e EIB për ekonomi të gjelbër. A ka ndonjë gjë specifike në lidhje me këtë dhe sa para planifikon të investojë BEI në Ballkanin Perëndimor?

– Dy kërcënime të mëdha të imponuara nga Kovid-19 dhe ndryshimet klimatike po na motivojnë të ndryshojmë paradigmën ekzistuese ekonomike dhe të shkojmë drejt një shoqërie të re të bazuar në parimet e qëndrueshmërisë dhe barazisë. Ekonomia duhet të udhëheqë rrugën drejt transformimit dhe ta kthejë atë në model të gjelbër dhe të qëndrueshëm, duke e aplikuar atë në të gjithë sektorët duke filluar nga transporti, energjia, industria, bujqësia dhe mbrojtja e mjedisit jetësor.

Ne tashmë jemi duke punuar në projekte në të gjithë ata sektorë në të gjithë rajonin, të cilët janë në faza të ndryshme të zbatimit. Ajo që po përmend është një nismë për të mbështetur rajonin që të largohet nga thëngjilli dhe të kalojë në përzierje më efikase, të sigurt dhe të larmishme energjetike. Reduktimi i varësisë nga thëngjilli do të ndihmojë në zbutjen e një prej problemeve më serioze ekologjike të rajonit për dekada – ndotjen e ajrit. BEI tashmë ka nënshkruar kredi të re për ndërtimin e interkonektorit të gazit midis Serbisë dhe Bullgarisë dhe jemi duke punuar në përgatitjen e këtij lloji të projektit për Maqedoninë e Veriut.

Përveç kësaj, BEI është duke punuar në projekte të qëndrueshme të lëvizshmërisë, siç është rindërtimi i rrjetit hekurudhor të Korridorit 8 në Maqedoninë e Veriut, si dhe përmirësimi i navigacionit ujor përgjatë lumenjve Sava dhe Danub në Serbi dhe modernizimi i transportit urban në Kantonin Sarajevë. Në Maqedoninë e Veriut do të nënshkruajmë projekte të reja në fushën e furnizimit me ujë dhe infrastrukturës së ujërave të zeza.

Ndër fushat kryesore për mbështetjen dhe investimet e ardhshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të cilat biseduam me kryeministrin Zaev janë të lidhura me digjitalizimin, diversifikimin e energjisë dhe kalimin në burimet e ripërtërishme të energjisë, zhvillimin e infrastrukturës komunale, projektet e ujit dhe ujërave të zeza, mbështetjen për rezistencë të klimës, zbutjes dhe veprimit klimatik.

Jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje financiare dhe teknike për këto qëllime, për të ndihmuar vendet në rajon të përfitojnë sa më shumë nga fondet në dispozicion nga Plani Ekonomik dhe Investues, duke marrë parasysh strategjitë e tyre afatgjata të qëndrueshmërisë dhe strategjitë kombëtare.

Komisioni Evropian ka miratuar Planin e Investimeve Ekonomike. Si përfaqësues i një institucioni financiar ndërkombëtar çfarë do t’u rekomandonit autoriteteve maqedonase dhe sektorit të biznesit se si të përdorin më shumë fonde nga ky fond për rimëkëmbjen ekonomike?

– Në të vërtetë, ky plan është një trampolinë për zhvillimin më të shpejtë të rajonit, transformimin ekonomik dhe harmonizimin me standardet e BE-së. Më konkretisht, ai përmend projektet kryesore strategjike në fushat e transportit të qëndrueshëm, tranzicionit të gjelbër dhe digjital, krijimin e një tregu të përbashkët dhe rritje gjithëpërfshirëse që do të mbështetet me rreth 30 miliardë euro.

Si bankë e BE-së, ne do të ndihmojmë në zbatimin e këtij plani, financiarisht dhe teknikisht duke ofruar ekspertizën tonë për përgatitjen, zbatimin dhe mbikëqyrjen e projektit, së bashku me Komisionin Evropian dhe nën Kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor.

Sa i përket Maqedonisë së Veriut, zbatimi i reformave kyçe ekonomike dhe strukturore do të jetë thelbësor për krijimin e një klime të favorshme biznesi. Vendi tashmë është në rrugën e duhur dhe gjendja e saj e mirë, mbi mesataren rajonale, konfirmohet në edicionin e fundit të Treguesve botërorë të menaxhimit. Nevojitet bashkëpunim i mëtejshëm për afrimin e kornizës institucionale drejt standardeve të BE-së, përmirësim të stabilitetit politik dhe praktikave të menaxhimit të investimeve.

Gjatë takimit tim me kryeministrin Zaev në Shkup, e riafirmova angazhimin tonë për të kontribuar më tej në aftësinë konkurruese të ekonomisë së vendit, si dhe kalimin e saj në model ekonomik më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm. Ne presim që të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë, BZHMV, BE dhe financuesit e tjerë në vend, për t’i shndërruar projektet aktuale dhe të ardhshme në sukses të mirëfilltë për të mirën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Qeveria do t’i mbajë seancën e 85-të dhe 86-të

Z H

Maqedonia e Veriut me rënien më të madhe të investimeve të huaja në rajon

Z H

12 të shëruar dhe 39 raste të reja me Covid

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com