Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

PayPal lançon pagesat përmes Bitcoin, Ethereum dhe Litecoin

Aplikacioni shumë popullor tashmë do të ketë një opsion të ri nga dita e sotme për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara për të paguar në kriptomonedha.

Një manovër e cila pritej prej kohësh erdhi ditën e sotme ku PayPal vendosi që të pranojë kriptomonedha si formë pagese.

Aplikacioni shumë popullor tashmë do të ketë një opsion të ri nga dita e sotme për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara për të paguar në kriptomonedha.

Në Nëntor të vitit të kaluar kompania ofroi mundësinë për përdoruesit në SHBA të blejnë dhe shesin kriptomonedha direkt nga llogaritë e tyre. Me opsionin e ri “Checkout with Crypto” përdoruesit menjëherë mund të konvertojnë kriptomonedhat e tyre Bitcoin, Ethereum, Litecoin, ose Bitcoin Cash në dollarë Amerikanë për të përfunduar një transaksion.

Nëse një tregtar apo dyqan online nuk pranon në dollarë Amerikanë atëherë aplikacioni i konverton në monedhën lokale bazuar në kursin e këmbimit të PayPal.

Funksioni shfaqet automatikisht në një portofol PayPal nëse një përdorues ka sasi të mjaftueshme kriptomonedhash për të realizuar një transaksion apo blerje.

Megjithatë PayPal nuk është i pari që ofron mundësinë e pagesave me kriptomonedha. Në 2018-ën konkurrenti Square lançoi mbështetjen për Bitcoin. Megjithatë është i një rëndësie të veçantë nisur nga popullariteti që PayPal.

Javën e kaluar raportoi 377 milionë llogari aktive. /PCWorld Albanian

Postime të ngjashme

Brukseli hetim kundër Google për praktikat antikonkurrenciale në teknologjitë e publikimit të reklamave

Lea Muslija

TESLA KA SUPERKOMPJUTERIN E PESTË MË TË SHPEJTË NË BOTË

Lea Muslija

Ishte paguar 30 Bitcoin për një koncert në vitin 2018, tani Emrah po vjen me monedhën e vet

Dafina Vidishiqi

Taksi ajror i firmës gjermane synon të jetë operacional për Lojërat Olimpike të Parisit më 2024

Dafina Vidishiqi

Facebook prezanton aplikacionin për biseda të drejtpërdrejta audio

Dafina Vidishiqi

Instagram Reels do të shfaq reklama mes videove

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...