Ekonomi Shqipëri

PD: 50% e bizneseve të rrezikuar nga monopolet

Zhurnal Ads

Akuzat se ekonomia shqiptare në 7 vite qeverisje është prekur nga oligarkia dhe monopolet demokratët i mbështetën tek të dhënat më të fundit të publikuara në raportin “Seldi 2020”. Ish-deputetja Jorida Tabaku tha se Shqipëria renditet e para në rajon, ku 50% e bizneseve ndjejnë një kërcënim serioz nga ana e qeverisë për t’iu dorëzuar monopolit.

“Gati 56% e bizneseve në fushën e farmaceutikës ndjejnë presionin e shtetit për t’iu dorëzuar monopolit dhe oligarkut që urdhëron qeveria. Ndërkohë që 5 nga 9 lloje biznesesh kërcënohen nga qeveria për të mbyllur biznesin apo për t’ia shitur atë një oligarku apo monopolisti. “

Sipas Tabakut, vendi ynë vlerësohet me 52 pikë nga 100 të mundshme sa i përket zbatimit të ligjeve anti-monopol. Demokratët thonë se sektorët me shenja të kapjes së fortë nga shteti janë tregtia me shumicë jo e specializuar, shitja e karburantit, sektori elektricitetit dhe sektori i ndërtimit i cili po përdoret masivisht dhe për pastrim parash. /Klan/

Postime të ngjashme

Kryemadhi vizitë në Kryegjyshatën Bektashiane për Ditën e Hashures: Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për ngadhënjimin e të mirës mbi të keqen

admin

Përdorte lokalin për lojëra fati, në pranga pronari dhe bashkëpunëtori i tij

S.B.

“Për ne s’ka fundjava e festa”/ Mjeku Kalo: Respektoni rregullat, kemi ende udhë për të bërë në përballjen me koronavirusin!

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...