Agjencia Zhurnal.mk

PD: 85% e shqiptarëve braktisën zgjedhjet

Tiranë, 1 korrik, zhurnal.mk – Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e vendore të 30 qershorit ka sjellë reagime të ashpra dhe ironizuese nga demokratët. Për shifrat e publikuar nga KQZ-ja, sipas të cilës fillimisht rezultoi shifra 12% pjesëmarrje në votime, ka pasur herë pas herë kontestime nga ekspertë zgjedhor të PD-së, por edhe nga vetë kreu i këtij institucioni Klement Zguri, duke e cilësuar të pavërtetë. Në përfundim të votimit, shifra 21,6 % pjesëmarrje në zgjedhje solli të tjera reagime politike nga PD.

Basha: Ramën e bojkotuan edhe socialistët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cilësoi votimet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit një farsë, që u refuzua masivisht jo vetëm nga mbështetësit e opozitës por edhe vetë socialistët. Basha tha se kjo farsë është nul, ky proces është antikushtetues dhe i paligjshëm. Shefi i opozitës tha se dje u provua se me Edi Ramën në krye nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. “Sot shqiptarët braktisën në masë maskaradën e votimit njëpartiak të Edi Ramës. Edi Ramën sot e bojkotuan dhe socialistët. E gjithë pjesëmarrja e sotme është pjesëmarrje e sektorit publik, nën kërcënimin e tyre dhe familjarëve të tyre. Ju jap fjalën, deklaroi Basha, se do të çliroheni shumë shpejt nga ky ankth. Do ti shërbeni me dinjitet vetëm qytetarëve dhe ligjit dhe jo pushtetit të radhës”, deklaroi Basha. Më herët, kreu i demokratëve Lulzim Basha, në intervistë për “Al Jaazera” deklaroi, se shqiptarët janë të tronditur nga mosreagimi i ndërkombëtarëve, për lidhjet e Ramës me krimin e organizuar. “Shqiptarët janë të tronditur nga mosreagimi ndërkombëtar ndaj provave që lidhin Ramën me krimin e organizuar përmes së cilëve ai rifitoi pushtetin në vitin 2017”.

Kryemadhi-Ramës: 85 e shqiptarëve të refuzuan

Pas mbylljes së procesit të votimit, ka ardhur edhe reagimi i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. Në një status në “Facebook”, Kryemadhi tha se dje 85% e shqiptarëve refuzuan kryeministrin Rama. “85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën. Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesëmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve”, tha kryetarja e LSI-së.

Rubi Erebara-qytetarëve: Kthejeni miellin që morët në këmbim të votës!

Shkrimtari Rubi Erebara, në një postim në “Facebook” ka shkruar dje për proçesin e votimit njëpartiak. Ai iu bëri apel të gjithë qytetarëve që pranuan të marrin thes mielli në këmbim të votës, (e parë kjo në një video të shpërndarë në rrjetet sociale) që ta kthejnë atë. “Njoftim, kush ka marrë thes mielli, ta kthejë në bashki të hënën (edhe po që i hapur.) Doni ndonjë protestë më të madhe se 80% e popullsisë kundër?”, shkruan Erebara.

Neritan Liçaj: Ju thashë: 80% e shqiptarëve nuk do votojnë!

30 qershorin e kanë cilësuar false jo vetëm politikanët, por edhe artisë, pedagogë dhe intelektualë të shumë. Ata bëjnë apel shqiptarëve që të mos pranojnë votime false, si dhe të mos bien pre e shantazheve, pasi vota është e shenjtë dhe çdokush mund ta mbrojë atë. Artisti Neritan Liçaj, ka reaguar dje gjatë procesit të votimeve. Përmes një postimi në “Facebook” parashikon rezultatin e këtij procesi fals, duke thënë se 80% e shqiptarëve nuk do të votojnë, ndërsa ata që pranuar t’i bashkohen farës, sipas Liçajt janë tradhtar. “Për të gjithë ju bashkëkombës që votuat, po ju them me dhimbje, ma besoni(nuk kam as triumfalizëm dhe as cinizëm në këtë që po them), sepse s’ma mban zemra! Sot le të them 80% sepse rezultatet nuk kanë dalë ende, shqiptarëve nuk pranuan të votonin, sepse kuptuan se ajo që parashtronin këto zgjedhje ishin vdekje për kombin! Ju që votuat, tradhtuat vendin tuaj!”, tha Liçaj.

Përbuzja

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka reaguar menjëherë sapo është mbyllur zyrtarisht votimi në të gjitha qendrat e votimit në vend. Shehu publikon në “Facebook”, sipas tij, të dhënat e pjesëmarrjes në Qarkun e Gjirokastrës. Sipas tij, qytetarët e Gjirokastrës kanë përbuzur farsën elektorale, duke theksuar se kanë votuar vetëm 15.7% e votuesve. “Qarku i Gjirokastrës përbuzi këtë farsë elektorale. Në nivel Qarku sot “votuan” vetëm 19405 persona ose 15,72 % e “votuesve”. Një falënderim i thellë për popullsinë e këtij Qarku, për këta njerëz fisnik me kontribute të pa shlyeshme në historinë tonë, që gjithmonë me qetësinë, mençurinë e përgjegjshmërinë e tyre i janë kundërvënë të Keqes në shekuj. Një bravo e madhe edhe për atë masë të votuesve të dikurshëm socialiste, që refuzuan sot këtë provokacion të rëndë ndaj demokracisë e pluralizmit shqiptar. Një mesazh i vërtetë e i qartë patriotik ky nga Gjirokastra, Libohova, Dropulli, Këlcyrë, Përmeti, Tepelena e Memaliaj. Nëse KZAZ-të e pupaçëve do të publikojnë shifra të tjera imagjinarë, i kërkoj të publikojnë menjëherë listat e atyre që ”votuan” ( jo për cilin “votuan”) dhe gënjeshtrat do të dalin lehtësisht mbi “ujë””, shkruan Shehu./shekulli

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...