Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

PD akuza qeverisë: Në Durrës për 1 vit nuk është rindërtuar asgjë

Zhurnal Ads

Partia Demokratike ka vijuar akuzat kundër qeverisë për procesin e rindërtimit në zonat e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Sot nga Durrësi, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, tha se qytetarët përveç vështirësive që po kalojnë po durojnë dhe propagandën e qeverisë dhe bashkisë së Durrësit.

Premtimet e mëdha se Durrësi do të rindërtohej shumë shpejt, se askush nuk do t’i shpëtonte përgjegjësisë, se banorët do të kishin shtëpitë e humbura shumë shpejt, rezultuan një mashtrim i frikshëm dhe i pamëshirshëm. Sot, një vit pas tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit, Durrësi është totalisht i braktisur. Nuk ka as edhe një ndërtim të vetëm të mbaruar. Zero!”, shtoi ajo.  

Më tej ajo akuzon qeverinë se ka lënë pa shtëpi qytetarët dhe hedh dyshimet se fituesit e tenderave janë paracaktuar.

99.1 % e fondit limit të akorduar për rindërtimin në Durrës do të thotë se gjithçka është e paracaktuar, nuk ka garë të vërtetë, nuk ka cilësi, nuk ka shpejtësi në ndërtim. Do të thotë edhe shumë muaj të tjerë me qira, pa shtëpi, sepse këta që qeverisin janë një shpurë me mafiozë që po vjedhin qytetarët më të dëmtuar.

Dilni dhe shpjegojuni familjeve pse janë akoma mes 4 rrugëve? Pse u deshën 7 muaj për disa dokumente dhe 2 muaj të tjerë për të hapur një tender shumë të dyshimtë?  Pse nga 21 milion euro të akorduara, vetëm 1/3 e shumës është vënë në dispozicion të rindërtimit të pallateve të dëmtuara?  Faturën e kësaj kasaphane me fondet do ta paguajnë në 25 prill, “Hajdutët e Fatkeqësisë” me në krye Edi Ramën”, thekson ish-deputetja.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

U hoq si infermieri dhe zhvati para nga vajza e të sëmurës me covid, ndalohet nga policia Tire Alldervishi

S.B.

Tërmet në Shqipëri, epiqendra në Durrës

admin

Qëlluan për vdekje 27 vjeçarin në Vlorë, ja ku u fshehën autorët që i zunë pritë

S.B.

DW: Shqipëria në izolim. Rrugë të boshatisura, lokale e restorante të mbyllura

S.B.

Gjermania rikthen karantinën 10-ditore me Shqipërinë: Të gjitha rregullat e reja që duhet t’i dini para se të udhëtoni!

S.B.

Basha i përmendi emrat që përfitojnë me tenderat, Rama: Shqipëria do pastrohet nga plehrat, duan s’duan Lulëzimi dhe balonat e tij

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...