Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

PD akuza qeverisë për inceneratorin e Tiranës: Kompania u krijua 1 ditë para se të fitonte tenderin

Inceneratori i Tiranës është një histori e hapur vjedhjeje, ndërsa kompania që e fitoi koncesionin, u krijua vetëm një ditë para se të fitonte tenderin.

Kështu është shprehur ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku, e cila hodhi akuza në drejtim të qeverisë dhe kompanisë fituese të koncesionit të inceneratorit. Tabaku tha se kompania fituese në fakt është një kompani guackë, pasi personat që qëndrojnë pas miliona eurove të vjedhura janë vetë kryeministri e Ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj.

Tabaku: Inceneratori i Tiranës është një histori e pastër vjedhje, korrupsioni, abuzimi me pushtetin, në stilin mafioz të menaxhimit të mbetjeve. Kompania që ka marrë në menaxhim inceneratorin e Tiranës u krijua vetëm një ditë përpara se ta merrte këtë koncesion.

Me një kapital prej 100 mijë lekësh, ajo mori një koncesion prej 130 milionë euro. Kostot e operimit janë rreth 300 milionë euro, ndërkohë që do të gjenerojë të ardhura nga shitja e energjisë në 135 milionë euro.

Postime të ngjashme

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Greqia kufizon më shumë lëvizjet në Kakavijë në periudhën 1-15 Mars

T E

Manastirliu: Të hënën dërgesa e radhës nga Pfizer, brenda 10 ditëshit të parë të marsit vijnë vaksinat e para nga Covax

S.B.

“Urgjent të rimbursohen ilaçet për COVID”/ Meta-Ramës: Lëri dokrrat, trego planin e vaksinimit

S.B.

Berat/ Rama flet për Bashën e Kryemadhin: Është kukull në duart e ‘gogolit’, me ‘mamadhinë’ tek dera, nuk është alternativë

S.B.

Basha takim me të rinjtë: Do të fitojmë për një të ardhme më të mirë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...