Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

PD akuzon Xhaçkën se përdor Forcat Ajrore për takime politike

Partia Demokratike akuzoi sërish sot ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, se ka abuzuar me detyrën, duke përdorur mjetet e forcave ajrore për takime politike.

Opozita thotë se helikopteri luftarak ka udhëtuar 22 herë në Dibër, me një abuzim që arrin në 100 milionë lekë.

Por Forcat Ajrore hodhën poshtë pretendimet e opozitës. Në një deklaratë zyrtare thuhet se ministrja Xhaçka i ka përdorur mjetet e fluturimit vetëm 4 herë: respektivisht në Shkodër, Dibër dhe Gjirokastër, ku mbrojtja ka strukturat e saj civile.

Po ashtu, Forcat Ajrore thone se nuk ka patur shpërdorim të fondeve dhe as të njerëzve ashtu siç pretendon Partia Demokratike./VP

Postime të ngjashme

Humbje e madhe për Valentina Leskajn, bashkëshorti i ish-deputetes humb betejën me Covid-19

T E

Aksident i rëndë në afërsi të Durrësit, plagosen 3 adoleshentë dhe shoferi

T E

Si shpërndahen mandatet me opozitën e ndarë?

T E

Celibashi: 8 marsi, afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

T E

19 të vdekur nga Coronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

T E

Arrestohet në Kukës shkupjani që dhunoi bashkëshorten dhe fëmijët, ishte në kërkim ndërkombëtar

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...