Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

PD denoncon: Rama po përdor armën e vjetër të manipulimit të listave të votuesve, por më 25 prill do të humbë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama po përdor si armë të vjetër të tij manipulimin e listave të votuesve.

Bylykbashi thekson se pavarësisht tak-tikave të Ramës për manipulime listash, ai do të humbë në zgjedhjet e 25 prillit.

Postimi i ish-deputetit të PD-së Oerd Bylykbashi:

Antiligji, arma e vjeteruar e Rames per manipulimin e listave te votuesve.

Njesoj si ne zgjedhjet per bashkine te vitit 2003 kur, per t’u rizgjedhur Kryetar i Bashkise se Tiranes, e çoi burrin e familjes ne listen e zgjedhesve ne Kombinat dhe gruan e coi tek QSUT dhe keshtu shperndau mijera zgjedhes nga nje cep i Tiranes ne tjetrin, tani  Edi Rama po perpiqet te manipuloje‎ listat e zgjedhesve me te njejten skeme.

Zgjedhes qe banojne e votojne prej 20 apo 30 vitesh ne Tirane apo qytete te tjera, i ka degdisur me vendbanim neper Shqiperi pa e ditur qytetaret. Qytetatet po ankohen perdite se shteti ua ka ndryshuar vendbanimin pa i pyetur dhe pa kerkese te tyre siç urdheron ligji. Shkojne per te marre nje certifikate dhe e gjejne veten te “internuar” ne qytet apo fshat tjeter. Kjo eshte e paligjshme dhe perben veper penale.

Ndryshimi i fundit i ligjit te Gjendjes Civile me ndikim ne zgjedhje, vetem 5 muaj para zgjedhjeve, ‎ndryshim me te cilin Qeveria heq sanksionet ‎per mosdeklarim te vendbanimit, jane vetem nje perpjekje e radhes e Rames qe te legjitimoje shkeljet dhe kaosin e listave te zgjedhesve. Çdo manipulim ne regjistrat e gjendjes civile eshte manipulim i listave te zgjedhesve. Edi Rama po i kthen standartet e zgjedhjeve tek niveli skandaloz i viteve 2000-2003. Por keto manipulime te trasha po dalin mbi uje, do te  bllokohen dhe shkelesit e ligjit deri tek nepunesit e gjendjes civile qe fallsifikojne te dhenat do te pergjigjen.

Presidenti i Republikes ia ktheu mbrapsht kete ligj me shkelje te standateve te zgjedhjeve. Me shume te drejte ai ngriti alarmin per kete pepjekje per manipulim ‎te listave nga Qeveria.

Por Edi Rames nuk i shohin syte kur afron humbja e zgjedhjeve. Kur ka frike se humb ai perpiqet te shkaterroje zgjedhjet‎. Pavaresisht tentativave te deshperuara, me 25 prill 2021 ai thjesht humb.

Postime të ngjashme

Gripi i shpendëve, ndalohet tregtimi në rrugë

Bekim Laçi

Sistem modern për analizat: 3 mln euro për sigurinë dhe shpejtësinë e shërbimit në QSUT

Bekim Laçi

Kryebashkiaku drejt shkarkimit/ Qerim Ismailaj i Mallakastrës rezultoi i dënuar në Greqi. Nuk e deklaroi

Bekim Laçi

Analizë/ “Bashkë pa kufi” – Sa janë realizuar 83 marrëveshjet Kosovë-Shqipëri ?

Zekirija Haxhiu

Në Shqipëri hapen qendra shëndetësore për turistë, me teste të shpejta për Covid-19

Bekim Laçi

Provimi i fundit! Sot 34 mijë maturantë do të testohen në lëndët me zgjedhje

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...