“PD do marrë mandate sa në 1997″/ Bylykbashi reagon pas deklaratës së Ramës

nga Xh M

Deputeti i PD dhe njëherazi Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, në një deklaratë për mediat tha se kryeministri Edi Rama po ofron standardin e tmerrshëm të zgjedhjeve të vitit 1997.

Reagimi i Bylykbashit vjen pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama të dielën gjatë Asamblesë Kombëtare socialiste. Rama u shpreh se PD në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, zor se mund të marrë më shumë mandate se në vitin 1997. Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Oerd Bylykbashi tha se standardi i zgjedhjeve në Shqipëri është i tmerrshëm, duke shtuar se qeveria teknike pa Ramën kryeministër mbetet domosdoshmëri.

Deklarata

“Jam sot këtu për t’i dhënë përgjigje në emër të Partisë Demokratike kërcënimit të paraqitur si parashikim të Edi Ramës, se Partia Demokratike do të marrë në zgjedhjet e 2025 më pak mandate së në votimet skandaloze të 1997. Ky është paralajmërim ogurzi për fatin e votës së shqiptarëve në Shqipëri dhe atyre që jetojnë jashtë, dhe që për herë të parë do të kenë të drejtën e votës.

OSBE i quajti votimet e 1997 vetëm si “të pranueshme për shkak të rrethanave të rënda” dhe konstatoi se në rreth 70% të vendit, kandidatët e Partisë Demokratike u penguan nga bandat të bënin fushatë.

Votimet e vitit 1997 ku mbretëroi terrori i bandave të Zani Çaushëve të lidhura me Partinë Socialiste, mbi kandidatët, militantët dhe simpatizantët e PD, janë standardi që Kryeministri Edi Rama ofron për shqiptarët për zgjedhjet e vitit 2025. Zgjedhjeve të ndershme, Edi Rama u vë përballë bandat dhe paratë e tyre kriminale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More