Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

PD e LSI duan anulim rezultati/ Paraqesin në KQZ 20 ankesa për zgjedhjet

Gjykata e zgjedhjeve Komisioni Ankimimeve dhe sanksioneve pjesë e KQZ, duhet ti japë përgjigje 17 kërkesave ankimore të PD dhe LSI thelbi të cilave janë parregullsitë para dhe gjatë ditës së votimit.

Sipas shortit relotorët e këtyre 17 çështjeve janë Elvin Lako, Elvis Cefa, Ilirian Rusmaili, Koli Bele dhe Ledio Braho. Fillimisht KAS paraditen e të martës do të shqyrtojë ligjshmërinë e këtyre kërkesa e mandej do të kalojë në seancë shqyrtimi.

PD me numrin më të lartë të ankimimeve në bazë të së cilës janë shitblerja e votës, favore me legalizimet dhe pagesa dëmshpërblimeve nga tërmeti, për çdo qark ka dërguar emrat e atyre që pretendon se janë përfshirë në këto procese. Janë mbi 40 persona të denoncuar nga PD në këtë KQZ si shkelës të ligjit zgjedhor në 9 qarqe nga ku PD kërkon përsëritje të zgjedhjeve.

Kandidatja demokrate e Tiranës Ledina Fratari dorëzoi ankikimin pasi sipas saj vota preferenciale që ajo ka marrë është ka mospërputhje me procesverbalet finale.

Ndërsa LSI pas analizimit të filmimeve kërkon rinumërim në 6 KZA-z të Beratit nga ku për 77 vota nuk mundi të marrë një mandat. Por jo për Durrësin nga kandidatja Elona Duri nuk e mori mandatit pasi i duheshin edhe 150 vota.
Ndërsa për Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën LSI kërkon pavlefshmëri absolute dhe rivotim.

Top Channel ka mësuar se PS socialiste nuk do të dorëzojë asnjë ankimim paçka se në Elbasan e humbi mandatin e 9 për vetëm 60 vota. Sido që të jenë vendimet e KAS me të gjitha gjasat certifikimin final të zgjedhjeve të 25 Prillit do ta japë Kolegji Zgjedhor mundësia e fundit që subjektet politike kanë në këtë betejë ligjorë që kanë nisur.

Postime të ngjashme

U përfol se dhuratën romantike buzë detit ia bëri Capital T, reagon Adrola Dushi

Dafina Vidishiqi

Ramë Lahaj vazhdon performancat nëpër vende të ndryshme, kësaj radhe ngjitet në skenën e ‘Royal Opera House’ në Londër

Dafina Vidishiqi

Butrint Imeri publikon këngën “Dujëm”

Dafina Vidishiqi

Dafina dhe Dj Geek më të lumtur se asnjëherë më parë

Dafina Vidishiqi

Samanta me vallëzim provokues në videoklipin e ri

Dafina Vidishiqi

Luana Vjollca i ngacmon ndjekësit i fton të luajnë “Golf”

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...