Shqipëri

PD Elbasan padit drejtorin e ISHSH: Shpërndau formular për mbledhje votash. Shantazhi i pushtetit dhe largimet nga puna nuk do të …

Zhurnal Ads

Vetëm dy ditë pasi Partia Demokratike nisi monitorimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka ardhur edhe pedia e parë për drejtorin e ISHSH në Elbasan.

Partia Demokratike denoncon se  Drejtori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Elbasan Blendi Musai ka shpërndare tek punonjësit një formular për mbledhjen e votave.

Partia Demokratike Elbasan thotë se dënon këtë akt, sipas saj kriminal,  të Blendi Musait dhe garanton se do të përballet me forcën e ligjit, pa asnjë hezitim.

“Ky është Formulari i mbledhjes së votave për Partinë Socialiste i shpërndarë nga Drejtori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Elbasan Blendi Musai, tek punonjësit nën varësinë e tij. Ky është krim dhe abuzim i rëndë me detyrën.

Partia Demokratike Elbasan dënon këtë akt kriminal të Blendi Musait dhe e garanton se do të përballet me forcën e ligjit, pa asnjë hezitim.

Gjatë ditës së sotme kemi përcjellë të dhënat e plota për kallëzimin e tij në prokurori për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të Kodit Penal.

Partia Demokratike Elbasan garanton të gjithë punonjësit e administratës publike që nuk angazhohen në veprimtari politike dhe nuk bien pre e presionit të paligjshem, se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike, e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021”, thuhet në reagimin e PD.

Postime të ngjashme

Ruçi: Të zbatohet me rigorozitet vendimi i Kuvendit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

admin

Vëllai i Alvin Berishës është gjallë dhe do kthehet në Shqipëri, dyshohet se jeton edhe nëna

admin

Jep dorëheqjen drejtoresha e qeverisë Rama

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...