Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

PD i përgjigjet Ramës: I kapur mat në panikun e humbjes, shqetësohet për mikpritjen e shqiptarëve për Bashën. Humbja e ka bërë nervoz

Partia Demokratike i përgjigjet akuzave të kryeministrit Edi Rama, i cili vijon të sulmojë takimet e Bashës me mbështetësit.

PD deklaron se i kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën.

REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën.
Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë.
Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale.
PD është parti që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi.
Kërcënimet dhe keqinformimet e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së Partisë Demokratike.
Në 25 prill Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.

Postime të ngjashme

Garda e Republikës merr në mbrojtje ambasadorin e BE-së në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Rreth 923 mijë vaksinime anti-COVID në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Pastrimi i parave në Shqipëri – ekspertët e konsiderojnë shqetësim për depërtimin në ekonomi

Dafina Vidishiqi

Befason deputeti, kërkon që shteti t’i kthejë shtëpinë: Ma mori 50 vite më parë

Bekim Laçi

Meta vlerëson dy kirurgët e shquar “Nderi i Kombit”

Bekim Laçi

Mimi Kodheli mban fjalimin e fundit në Kuvend: Nuk kam bërë mrekullira, por…

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...