Agjencia Zhurnal.mk

PD-LSI dërgojnë emrat e anëtarëve të KZAZ për zgjedhjet lokale

PD dhe LSI depozituan këtë të shtunë prane KQZ emrat e anetareve per 90 komisionet zonale te administrimit zgjedhor.

Një gjë e tillë ishte paralajmëruar dy ditë më parë fillimisht nga Vizion Plus, përpara se selia blu më vonë ta konfirmonte një gjë të tillë.

PD e arsyetoi këtë vendim me objektivin për të zbardhur sa më shumë shkelje dhe manipulime të procesit zgjedhor, pasi për opozitën këto shkelje kanë nisur tashmë.

Vendimi për të dërguar anëtarë në KZAZ u kritikua nga Bindja Demokratike e cila I bëri thirrje KQZ të mos e pranojë një gjë të tillë përsa kohe këto parti të opozitës kanë vendosur ti bojkotojnë zgjedhjet.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...