Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

PD më 16 Maj do të mbledhë kryesinë dhe këshillin kombëtar

Partia Demokratike ka njoftuar se më 16 Maj do të mbledhë kryesinë dhe këshillin kombëtar të saj.

Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, i cili tha se mbledhja e Kryesisë së Partisë ka si rend dite: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

Po në të njëjtën ditë në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë!

Ditën e dielë, datë 16 Maj 2021, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II.

Ju lutem merrni masat për pjesëmarrjen tuaj!

Me respekt,
Sektetari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi

Postime të ngjashme

Një i vdekur dhe 8 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Shqipëri, mbi 848 mijë vaksinime antiCOVID nga fillimi i fushatës

Dafina Vidishiqi

Manastirliu publikon shifrat: Sa vaksinime u kryen në 24 orët e fundit në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

REL: Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, së shpejti të sigurta nga koronavirusi

Dafina Vidishiqi

Lulzim Basha takohet me Sorecën pas rizgjedhjes si kryetar i PD

Dafina Vidishiqi

Gripi i shpendëve, ndalohet tregtimi në rrugë

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...