Partia Demokratike, përmes një deklarate nga shefi i organizimit, Klevis Balliu, ka denoncuar se krerët e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani dhe Arben Kraja, për bllokimin e arrestimit të deputetit Benet Beci.
Sipas deklaratës së Balliut, prokurori Dritan Prençi ka zbuluar afera të mëdha korruptive të lidhura me Beci-n, që përfshijnë kontrata të dyshimta.
“Prokurori Dritan Prençi në hetimet ndaj Becit ka gjetur afera të mëdha korruptive, jo vetëm me kontratat me të shoqen e Vis Berberit, por me një seri rastesh të tjera. Njëri nga këto raste është për të cilën Prençi kishte firmosur dhe fletën e arrestit është ky që vijon: Drejtorit të KESH ju kërkua të sponsorizojë me 850 mijë dollarë bursat në Harvard. Dokumentet faktojnë se Beci pranoj të jepte shumën 850 mijë dollarë, por nga këto 500 mijë për bursa në Harvard, dhe 350 ti ndante me bashkëbiseduesin e tij”.
“Demarshi direkt i Arben Krajës me Dumanin dhe Edi Ramën, detyruan Dritan Prençin të anulojë urdhër-arrestin”, u shpreh Balliu.