Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

PD reagon pas raportit për drogën: Lufta ndaj krimit dhe politikanëve të lidhur me krimin ia vlen

Rrjeti “Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” publikoi sot një raport mbi flukset e emigrantëve, drogës dhe parave të pista në Ballkanin Perëndimor, ku ndër të tjera theksonte se “Elbasani është një qendër kyçe e shkëmbimeve lindje-perëndim të opiumit dhe heroinës, pasi gjendet në rrugën kryesore midis bregdetit shqiptar, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar duke lëshuar akuza për qeverinë.

“Me Taulant Ballën me vota të blera nga krimi i organizuar dhe me Edi Ramën në krye, për fat të keq Elbasani dhe Shqipëria ngelen në udhëkryq.

Elbasani, cilësohet si qendër kyçe e shkëmbimeve lindje-perendim të opiumit dhe heroinës, sipas raportit të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

Beteja për zgjedhjet dhe demokracinë ia vlen. Lufta ndaj krimit dhe politikanëve të lidhur me krimin ia vlen. Beteja bëhet për qytetarët dhe për vendin” shprehet ai.

Postime të ngjashme

Pas Greqisë dhe Italia i mbyll ‘dyert’ shqiptarëve, shtyhen kufizimet deri më 30 Korrik

Bekim Laçi

Kryeministri Rama takon sekretarin e Shtetit, Blinken: Krenari për Shqipërinë që të jetë krah SHBA-ve, përherë

Bekim Laçi

“Rally Albania 2021″, Gara ndërkombëtare që zbulon mrekullitë e natyrës shqiptare

Bekim Laçi

Sot Kuvend/ Raportimet e institucioneve të drejtësisë, deri te marrëveshja me distributorin turk për vaksinat

Bekim Laçi

PD shpall sot fituesin, Basha siguron mandatin e tretë

Bekim Laçi

Gara për kryetarin e PD-së, kryeson Lulzim Basha

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...