PDK do të përqendrohet në fushatë digjitale, thonë se do t’i përjashtojnë grumbullimet e mëdha

Sot subjektet politike zyrtarisht kanë hyrë në fushatë zgjedhore, e cila do të zgjasë 30 ditë, deri më 15 tetor. Disa nga subjektet politike janë shprehur të gatshme për shkurtimin e periudhës së fushatës zgjedhore, për shkak të pandemisë COVID-19.

 

Nga Partia Demokratike e Kosovës thonë për Telegrafin se për shkak të virusit COVID-19, kjo parti do të fokusohet më shumë në fushatë digjitale.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu tha se do të mbrojnë jetën e qytetarëve, duke përjashtuar grumbullimet e mëdha konvencionale.

“Kemi analizuar gjithanshëm situatën aktuale, sidomos atë pandemike në raport me fushatën zgjedhore dhe për rrjedhojë si parti kemi qëndrim që në rend të parë, me angazhime shtesë t’i respektojmë gjithanshëm dhe pandalshëm vendimet dhe rekomandimet e IKShPK. Kemi vendosur që parimisht të përqendrohemi në fushatë digjitale, duke përjashtuar grumbullimet e mëdha konvencionale, sepse jemi të bindur se kështu mbrojmë jetën e qytetarit dhe për më shumë ndihmojmë në përmirësimin e gjendjes pandemike e cila është përkeqësuar deri në këtë shkallë alarmante për shkak të menaxhimit jo adekuat nga ana e Qeverisë”, deklaroi ai.

Abdullahu shtoi tutje se do të mundohen që të mos e dëmtojnë demokracinë, duke lejuar që qytetarët të njihen me kandidatët dhe programet e tyre.

“Në anën tjetër do të mundohemi që brenda këtyre kornizave të mos e dëmtojmë në asnjë variant demokracinë, përkatësisht interesin e qytetarit që të njihet me kandidatët dhe me programet e tyre dhe kandidatëve tu bëhet e mundshme ta shpalosin ofertën e tyre në mënyrën sa më të mirë të mundshme”, u shpreh ai.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, kurse për zgjedhjet për kryetarë të komunave do të shtypen 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime, ndërsa për zgjedhjet për kuvende komunale do të shtypen po ashtu 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime.

Pra, numri i përgjithshëm i fletëvotimeve që do të shtypen për dy llojet e zgjedhjeve të 17 tetorit është: 3 milion e 397 mijë e 200 fletëvotime.

Sipas vendimit të KQZ-së, i bie që do të shtypen 186 mijë e 848 fletëvotime më pak se votues apo në përqindje 9,91 % dhe kjo është një praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore.

Related posts

Tomas Szunyog: Vitit 2021 është viti i zgjedhjeve në Kosovë

N E

Deri në fund të vitit do të vaksinohen 60 për qind e qytetarëve, Kollçaku: Përgjigja më e mirë ndaj çdo varianti është vaksinimi

D V

Koncept dokumenti për vettingun në drejtësi dërgohet në Qeveri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More