Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

PDK-ja e quan populizëm reagimin e Kurtit për vërshimet në Kosovë

Zhurnal Ads

Partia Demokratike e Kosovës e ka vlerësuar populizëm reagimin e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për vërshimet në Kosovë, njofton Insajderi.

Kurti të mërkurën në mesditë deklaroi se shiu në Kosovë nxori në pah dështimet e keqqeverisjes 20-vjeçare, duke thënë se do të insistojë që të nisin hetimet për ndërtuesit e rrugëve, pronarët e gurthyesve, inspektorët e mbikëqyrësit, por edhe për politikanët që kanë vendosur për tenderë e konkurse, pas vërshimeve që kapluan vendin qe disa ditë.

Si kundër reagim, PDK-ja, përmes zëdhënësit Avni Bytyqi, ka thënë se Kurti po merret me populizëm.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duhet të njoftohet Kurti se vërshimet janë duke ndodhur që para tri ditëve edhe për vetë faktin se po reagon me vonesë e po e përdorë Nënën Ferdonije në kohë fushate, tregon se Albini në mungesë të platformës politike është duke u marrë prapë me populizma”

Tutje Bytyqi ka thënë se detyrë për mobilizim të institucioneve e ka U.D së presidentes Vjosa Osmani, të cilin vetë Kurti e ka vënë në atë pozitë.

“Edhe mos të harroj, U.D. e Presidentes që z. Kurti e ka vendosur në atë pozitë, ajo ka autoritet kushtetues për t’i mobilizuar institucionet, por ajo ka vendosur që të udhëtojë në Bruksel fare pa nevojë. Ndërsa, z. Kurti pas disa ditëve iu paska kujtuar që t’i thotë disa fjalë për vlerësim të situatës, por, këto nuk janë zgjidhje për problemin”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Haradinaj: Lista zgjedhore e AAK-së do të jetë shumë e fuqishme, synojmë t’i marrim deri në 20 deputetë

S.B.

Ramosaj: Mori fund bllokada për ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë

S.B.

Vjosa Osman kërkon liberalizimin e vizave në Bruksel

S.B.

Mashtrime me viza dhe leje qëndrimi, paralajmërimi i Ambasadës së Suedisë për qytetarët e Kosovës

admin

Osmani: Marrëveshja finale me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit

admin

Deputeti i VV-së i kërkon Zemajt që urgjentisht të lejohet lëvizja e lirë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...