PDK-ja propozon dy data për mbajtjen e zgjedhjeve, fton partitë tjera ta votojnë mocionin

nga D V

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se datat 30 qershor ose 7 korrik, janë datat që duhet të shkohet në zgjedhje, raporton Ekonomia Online.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Tahiri ka thënë se nga java e ardhshme duhet të ftohet seanca për shpërbërjen e Kuvendit.

“Si Grup Parlamentar jemi në komunikim intensiv me te gjitha palët që Kosova të shkojë në zgjedhje, qoftë më 20 qershor ose me 7 korrik. Është mirë qe së bashku ta finalizojmë me seancë në javën tjetër qe t’i kapim datat 30 qershor ose 7 korrik. Nuk ka kuptim qe tetori të jetë muaj që vendi të shkoj në zgjedhje. Fillimi i kësaj vere është koha, e në të kundërtën do ia zgjasim edhe 8 muaj qe vendi ynë të ketë një qeverisje kaq të dobët. Edhe dështimi në Këshillin e Evropës është arsye shtesë, as se kemi ekonominë, as arsimin andaj iu bëj thirrje grupeve opozitarë qe më 30 qershor t’i drejtohemi kutive të votimit”, u shpreh Tahiri.

Tahiri ka thënë se të enjten e ardhshme duhet të shpërbëhet Kuvendit, në mënyrë që të arrihen këto data për mbajtjen e zgjedhjeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More