Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

PDK kërkon që të vërtetohet se a ka ndodhur kërcënimi ndaj Kurtit apo ishte sajesë e tij

Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi ka thënë se duhet të hetohet urgjentisht kërcënimi ndaj Kurtit dhe të sqarohen të gjitha dyshimet nëse kjo mund të jetë sajesë e kryeministrit në detyrë.

Bytyçi ka shkruar se kjo është një çështje serioze.

“Kërcënimi më jetë i deklaruar nga Kryeministri tani më i shkarkuar nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare” duhet të hetohet urgjentisht nga organet e rendit dhe të drejtësisë. Kjo është një çështje shumë serioze”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë po ashtu se duhet të sqarohen dyshimet se kërcënimi mund të jetë sajesë e vet Kurtit.

“Është më rendësi për qytetarët dhe për vendin tonë që të qartësohet saktë së a ka qenë i vërtetë ky kërcënim dhe nëse po, çfarë rreziku paraqet ky grup i padëgjuar më parë, por edhe të sqarohen dyshimet se kjo mund të jetë një sajesë tjetër e kryeministrit në detyrë për të ndjellë panik e pasiguri tek qytetarët, duke shfrytëzuar këtë rast edhe për t’i kërcënuar e frikësuar gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar zëdhënësi i PDK’së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!