Agjencia Zhurnal.mk

PDSH-ja formoi tetë departamente partiake

Shkup, 11 janar – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në mbledhjen e Kryesisë qendrore që u mbajt në Tetovë kreu zgjedhje të trupave të rinj partiak, si dhe kryetarë të tyre. Janë formuar tetë departamente dhe 22 komisione, ndërsa me këtë përfundon organizimi partiak për fushatën për zgjedhjet e parakohshme.

Në pyetjen e gazetarëve rreth koalicioneve eventuale parazgjedhore, nënkryetarja Fatmire Isaku para gazetarëve theksoi se partia mbetet në qëndrimin e dhënë përmes deklaratës së kryetarit Menduh Thaçi në dhjetor se me partitë tjera të bllokut politik shqiptar nuk ka bazë për bashkëpunim.

“Momentalisht nuk ka ndonjë ofertë serioze, kështu që do të shohim këtyre ditëve”, deklaroi shkurt Isaku.

PDSH-ja formoi departament për çështje sociale, shëndetësi dhe zhvillim rural, politikë të jashtme, departament juridik, për arsim, kulturë, rini dhe sport, departamentin për marrëdhënie me jashtë, ekonomik, departamentin për marrëdhënie me opinionin dhe departamentin organizativ.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...