Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

PE: Njihni Kosovën, Komisioni i Jashtëm kërkon edhe liberalizimin e vizave për qytetarët

Reformat e ndërmarra nga Serbia dhe Kosova dhe rruga e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian janë vlerësuar në dy raporte të veçanta nga Komisioni për Politikat e Jashtme të Parlamentit Evropian.

Raportet u përqendruan në veçanti në demokracinë dhe sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes dhe pavarësinë e mediave, si dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe normalizimin e marrëdhënieve midis të dyja vendeve.

Komisioni për politikën e jashtme të Parlamentit Evropian i ka miratuar të dyja raportet dhe u ka bërë thirrje edhe një herë pesë shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë një gjë të tillë.

Deputetët evropianë po ashtu kanë përsëritur edhe thirrjen për liberalizimin e vizave për Kosovën, pasi Komisioni Evropian ka konstatuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara.

Ndërkohë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, gjatë një interviste për “T7” ka bërë thirrje që dialogu Kosovë – Serbi të rifillojë sa më shpejt, pasi sipas tij “bota nuk pret”. /euronews/

Postime të ngjashme

Arrestohen disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri

R Zh

Qeveria thotë se fluksi i qytetarëve për në Shqipëri s’ka lidhje me masat

R Zh

Nga Qeveria e Serbisë pyesin Kurtin: A e ke prioritet “Shqipërinë e Madhe”?

R Zh

“Ligji për pasuri të pajustifikueshme mund të hetojë edhe pasurinë e qytetarëve”

R Zh

Kosovë / 775 gjoba brenda 24 orëve për ata që s’respektuan masat anti-COVID

R Zh

Presidentes Osmani i kërkohet që të ketë prioritet çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...