Agjencia Zhurnal.mk

PE thirrje për kufizimin e shitjes së armëve ndaj Arabisë Saudite dhe EBA-s

PE u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që të kufizojnë shitjen e armëve ndaj Arabisë Saudite dhe EBA-së për shkak të vrasjes së gazetarit Khashoggi dhe luftës në Jemen.

Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) për shkak të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi dhe luftës në Jemen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Propozimi i mocionit të përgatitur në PE lidhur me eksportet e armëve u votua në seancën e djeshme. Në mocionin e pranuar dhe rezultatet e të cilit janë publikuar sot, thuhet se sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar të Stockholmit për Kërkime të Paqes (SIPRI), Arabia Saudite dhe EBA radhiten të dytat në mesin e vendeve që shtetet e BE-së sheshin më shumë armë.

Në mocioninin ku rikujtohet se palët kanë kryer krime lufte në konfliktet në Jemen, mirëpriten vendimet e vendeve anëtare si Belgjika, Danimarka, Finlanda, Gjermania, Greqia, Italia dhe Holanda për kufizimin e shitjes së armëve ndaj koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite.

“PE u bën thirrje të gjithë anëtarëve të BE-së që të distancohen nga shitja e armëve dhe të ndonjë pajisjeje ushtarake ndaj Arabisë Saudite, EBA-së dhe vendeve të koalicionit ndërkombëtar (nën udhëheqjen saudite) si dhe ndaj qeverisë së Jemenit dhe palëve të tjera në konflikt. PE u bën thirrje vendeve anëtare që të ndjekin shembujt e Gjermanisë, Finlandës dhe Danimarkës të cilat vendosën të kufizojnë shitjet e armëve ndaj Arabisë Saudite pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi”, thuhet në mocionin ku rikujtohet se Gjermania ka zgjatur deri në fund të 2020 kufizimet ndaj Arabisë Saudite dhe se disa vende kanë marrë vendim për kufizim të plotë.

Gjithashtu në mocion kërkohet të ndalohet edhe shitja e teknologjive vëzhguese ndaj Egjiptit, Bahreinit, Arabisë Saudite, EBA-së dhe Vietnamit të cilat do të lehtësojnë brenda vendit praktikat e presionit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...