Pecakov: Zjarri në Galiçicë është nën kontroll, të mos përhapen informacione të paverifikuara

nga Xh M

Ohër, 15 gusht – Zjarri në malet e Galiçicës nga ana e Maqedonisë është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për vendbanimet dhe popullsinë që graviton në këtë pjesë. Ky është informacioni i fundit nga terreni që ka bërë të ditur kryetari i Ohrit, Kiril Pecakov.

Siç ka bërë të ditur Pecakov, për momentin në shuarjen e zjarrit nga toka janë përfshirë rreth 120 persona, të cilët po intervenojnë me dy helikopterë nga ana e Ohrit dhe ajo e Prespës. Pecakov gjithashtu thekson se pritet që gjatë ditës të përfshihen edhe tre aeroplanë të tjerë për shuarje nga ajri.

“Më specifike është situata me zjarrin në anën e Prespës, që ka mbuluar bimësi më të dendur dhe të lartë dhe shuarja e tij është e vështirë. Shuarja nga toka është e vështirë edhe për faktin se në terren ka armë të vjetra të palarguara dhe mjete shpërthyese, të cilat mund të shpërthejnë kur bie zjarri. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë dëgjuar 40 shpërthime. Shpresojmë dhe besojmë se gjatë ditës së sotme zjarri do të lokalizohet dhe do të parandalohet përhapja e tij e mëtejshme”, tha Pecakov në njoftimin e tij në rrjetet sociale.

Ai po ashtu apeloi tek mediat dhe popullata që të mos përhapin panik të panevojshme, të ndajnë informacione të verifikuara dhe të informohen vetëm nga burimet përkatëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More