Agjencia Zhurnal.mk

Pecas: Hapja dhe mbyllja e kapitujve vetëm nëse përmbushen interesat greke

Athinë, 30 mars – Zhurnal.mk – Kapitujt për Maqedoninë e Veriut do të hapen dhe do të mbyllen vetëm kur do të përmbushen interesat e Greqisë.

Kështu deklaroi sot zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Pecas duke shtuar se nëse duhet do të vendosë veto, por shpresojmë se do të mundet, që secili kapitull i negociatave për anëtarësim pa pengesa të ecë para.

Këto komente ai i bëri lidhur me atë sa është e rëndësishme për Greqinë anëtarësimi i Maqedonisë dhe Shqipërisë në NATO dhe BE.

“Greqia gjithnjë e mbështeste perspektivën evropiane të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe për këtë, i zgjeroi të gjitha aktivitetet e saja diplomatike. Përmes procesit integrues të këtyre vendeve dhe konkretisht për Maqedoninë e Veriut,për pyetjen e gazetares,Greqia do të bëjë presion me të gjitha mjetet të cilat i ka që përmbushen interesat tona kombëtare dhe siç kemi thënë, të gjithë kapitujt do të hapen dhe do të mbyllen vetëm nëse përmbushen interesat e Greqisë dhe nëse duhet do të vendosë edhe veto, nëse ka nevojë, por shpresojmë se do të mundet, secili kapitull i negociatave para anëtarësimit, pa pengesa të ecë përpara”, tha Pecas.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...