Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Pecas: Marrëveshja e ratifikuar ndërkombëtarisht nuk mund të ndryshohet

Athinë, 5 tetor, zhurnal.mk – Kur ratifikohet një marrëveshje ndërkombëtare, ajo nuk mund të ndryshohet, tha zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Pecas në konferencën e sotme të rregullt duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me deklaratën e një ministri grek se Greqia, kur t’i jepet mundësia, do të përpiqet t’i ndryshojë pjesët e Marrëveshjes së Prespës në lidhje me kombësinë dhe gjuhën, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Pozicioni zyrtar i Qeverisë është shprehur vazhdimisht se kur një marrëveshje ndërkombëtare ratifikohet, ajo nuk mund të ndryshohet. Sapo të ratifikohet kjo marrëveshje, ajo prodhon rezultate, ndërsa ajo që shohim është se mund të kemi një zbatim të qëndrueshëm të marrëveshjes dhe, siç kemi thënë shumë herë, si në kuadrin e kontakteve dypalëshe, ashtu edhe në kuadër të negociatave të integrimit, do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme. për t’i mbrojtur interesat tona në procesin e hapjes ose mbylljes së kapitujve të negociatave”, tha Pecas.

Postime të ngjashme

Teuta Arifi inspekton nga afër punimet në Çarshinë e Epërme

Dafina Vidishiqi

Të shtëna me armë zjarri në Çarshi të Shkupit

Dafina Vidishiqi

Hungaria hapi Konsullatë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

RMV, padi ndaj tetë personave për armëmbajtje, terrorizëm e luftime për ISIS në kuadër të rastit “Qelia”

Dafina Vidishiqi

Filipçe: Në shtator, nxënësit mund të kthehen në bankat e tyre

Dafina Vidishiqi

Zaev: Te ne kanë ndikim forca dhe palë të treta

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...