Peci thotë se sivjet Kosova ka importuar 28 milion kilogram grurë më pak

nga D V

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i është përgjigjur kritikave të deputetëve të opozitës, të cilët e kanë akuzuar ministrin se për këtë mandat nuk ka pasur përkrahje në sektorin e bujqësisë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se në periudhën kohore janar-tetor 2023, në përudhën janar-tetor 2024, Kosova ka importuar 28 milion kilogram më pak grurë apo në vlerë monetare 8.1 milion euro.

“Në periudhën kohore janar-tetor 2023, në periudhën janar-tetor 2024 ,Kosova ka importuar 28 milion kilogram më pak apo në vlere monetare 8.1 milion euro. Kush janë ata që deklarojnë që efekti i përkrahjes në bujqësi është zero, ku vetëm për një produkt rënia e sasisë së importit në vlerë monetare ju është kthyer Kosovës në 8.1 milion euro. Mes tjerash deklaroi Hoti se zero është investimi në hektarë të ujitjes, unë po i përmendi  komunat në të cilat ka investuar Ministria e Bujqësisë. Në komunën e Deçanit në Isniq,  vlera e investimit ose hektar e përfshirë tokë bujqësore janë 1 mijë hektarë me tokë, në Klinë 100 hektar, në Pejë 200 hektarë, Gjakovë 200 hektar, në Vushtrri 150 hektar, Mitrovicë 200 hektar, Junik 200 hektarë, në Shtime 200 hektar”, ka thënë ministri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More