Peci viziton familjen në Pestovë pas marrjes së grantit prej 90 mijë eurove: Mikpritja e fermerëve ka qenë frymëzim i imi

nga Xh M

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sot ka vizituar një familje nga fshati Pestovë të Komunës së Vushtrrisë, si përfitues të grantit në vlerë prej 90 mijë eurove.Peci ka thënë se fermerët e kësaj komune përgjatë Qeverisjes së tanishme gëzojnë një shifër të përkrahjes rekord përmes granteve dhe subvencioneve, raporton Ekonomia Online.“Familja Ademi nga tash e tutje 30ha tokë i punon me mekanizmin e ri bujqësor, si përfitues të grantit në vlerë prej 90,000 eurove. Nga 30ha tokë të punueshme, në 25ha kultivojnë pataten duke i kontribuuar zinxhirit ekonomik e duke e theksuar edhe më shumë pataten si një kulturë tashmë identitare për rajonin e Vushtrrisë.Po ashtu ai shtoi se mikpritja e ngrohtë e fermerëve ka qenë frymëzim i imi që të jem me ta çdo fundjavë.Nëse gjatë qeverisjeve tjera familjes Ademi iu kërkoheshin kritere të pashkruara për të qenë përfitues, gjatë qeverisjes sonë ka mbizotëruar dinjiteti i fermerit e meritokracia në vlerësim. E kush është skeptik për këtë që po e them, le të bisedojnë me anëtarët e kësaj familje pasi që kanë çka tregojnë”, theksoi Peci.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More