Shkup, 11 janar – Fëmijëve me aftësi të kufizuara duhet t’u jepet mundësia për të treguar aftësitë e tyre, u tha në mbledhjen online “Edukimi – arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara”, ku morën pjesë pedagogë, defektologë dhe sociologë nga rajoni.
Këta fëmijë përballen me barriera të komunikimit, sociale dhe arkitektonike, theksuan ekspertët. Fëmijët me aftësi të kufizuara shpeshherë janë të diksinuar dhe viktimë të dhunës, theksuan ata. “Kuadri mësimdhënës ende nuk është i aftësuar mjaftueshëm, gjuhën dhe shkrimin me shenja e dinë pak. Shkollat i hoqën barrierat para objekteve, por brenda jo.”,- tha një pedagog.
“Tutori drejtpërdrejt punon të themi si arsimtar i dytë, sepse para tij janë pedagogët, defektologët, logopedët e kështu me radhë.”,- theksoi një defektolog.
“Vajzat me pengesa janë të ndjeshme dhe të ekspozuar ndaj dhunës familjare, apo që të jenë viktimë të dhunës seksuale, injorim, keqpërdorim, apo eksploatim.”,- u shpreh një sociologe.
Të dhënat flasin se rreth 15% e popullsisë në botë janë njerëz me aftësi të kufizuara. Për shkak të shëndetit dhe ushqimit jo të mirë, ky numër pritet të rritet. 80% e fëmijëve me aftësi të kufizuara jetojnë në vendet në zhvillim.