Sport

Pedro i jep fitoren e parë Romës në kampionat

Zhurnal Ads

Të shtunën në mbrëmje, Roma luante si mysafire në Udine te skuadra e Udineses, ndeshja ishte pjesë e gjiros së tretë në Serie A, njofton Insajderi.

Skuadra nga kryeqyteti, në këtë takim vinte pas një humbje dhe një barazimi në kampionat, ndërsa vendasit vinin pas një fillimi katastrofal të kampionatit, dy humbje në dy ndeshjet e zhvilluara. Kështu të dyja skuadrat kërkonin tre pikët e para në kampionat.

Ndeshja më mirë filloi për Romën, me posedim të topit dhe me raste shënimi, por edhe vendasve nuk i mungonin rastet për shënim. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ashtu si kishte filluar.

Me të filluar pjesa e dytë, lojtarët e portugezit Fonseca ishin më kërkues për të arritur të shënonin golin e avantazhit. Pas shumë përpjekjeve një gjë e tillë u arrit, 10 minuta pasi kishe filluar pjesa e dytë. Për epërsinë e “gialloroso” shënoi spanjolli i transferuar këtë verë nga Chelsea, Pedro Rodriguez, me një goditje të fuqishme jashtë zone, e ndihmuar edhe nga shtylla pingule.

Deri në fund të takimit të dyja skuadrat u munduan më shumë, Roma të dyfishonte rezultatin, ndërsa Udinese të barazonte dhe të merrte pikën e parë në kampionat, teksa ndeshja përfundoi me rezultat minimal për mysafirët, me Pedron që shënoi golin e parë për Romën, ndërsa Roma mori tre pikët e para në Serie A.

Në anën tjetër, gjiron e ardhshme, Udinese e luan përsëri si vendas, kësaj radhe kundër Parmës pas dy javësh, ndërsa Roma pret si vendas skuadrën e promovuar këtë edicion në Serie A

Postime të ngjashme

Hetimi ndaj Lazios për testet e Covid-19: Strakosha pozitiv, Immobile e Leiva negativë

XH,I

Kumbulla rezulton pozitiv me Coronavirus

T E

Real Madridi e bën Alaban objektiv kryesor të transferimeve

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...