Pedro Pascal po vazhdon të tregojë mbështetjen e tij për komunitetin transgjinor pas vendimit kontrovers të Gjykatës Supreme të Mbretërisë së Bashkuar për çështjen e gjinisë.
Të martën, ylli i serialit të HBO-së The Last of Us, 50 vjeç, bëri një deklaratë të guximshme gjatë premierës së filmit Thunderbolts nga Marvel në Londër.
Ndërsa pozonte për fotografi në tapetin e kuq, Pascal hapi pallton e tij ngjyrë kafe për të zbuluar një bluzë të bardhë me mbishkrimin “Protect The Dolls” (“Mbroni Kukullat”).
Shprehja “doll” (kukull) përdoret shpesh në komunitetin queer për t’iu referuar grave transgjinore, të cilat, që nga java e kaluar, nuk konsiderohen më gra sipas ligjit të Mbretërisë së Bashkuar.
Ky vendim historik erdhi tre muaj pasi Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në Shtetet e Bashkuara që njeh vetëm dy gjini: mashkull dhe femër.
Bluza e Pascal-it është dizajnuar nga stilisti amerikan Conner Ives, i cili më parë kishte deklaruar se të gjitha të ardhurat nga shitja e saj do të dhurohen për bamirësinë Trans Lifeline.