Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Pedro Sançez: Spanja mbështet hyrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE

Shkup, 12 maj 2021 – Zhurnal.mk – Të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të dinë se Spanja fuqishëm është e përkushtuar në hyrjen e vendit të tyre në Bashkimin Evropian. Ne e përshëndesim anëtarësimin në NATO dhe çdoherë do të mbështesim hyrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, ka theksuar kryeministri spanjoll, Pedro Sançez në video porosinë deri te qytetarët e Maqedonisë së Veriut pas takimit të sotëm në Madrid me kryeministrin Zoran Zaev.

“Sapo e përfundova takimin me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mikun tim Zoran Zaev dhe para së gjithash do të kisha dashur të them se takimi ka qenë shumë i frytshëm dhe se të dy si kryeministra të qeverive tona jemi të përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit bilateral, rimëkëmbjes ekonomike dhe marrëdhënieve politike mes dy vendeve”, ka thënë Sançez.

Kryeministrat, por edhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, thekson në video porosinë, “duhet ta dinë se Spanja është vend që fuqishëm është i përkushtuar në hyrjen e këtij vendi në BE”. Ne, ka thënë ai e përshëndesim anëtarësimin në NATO dhe çdoherë do të mbështesim hyrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Poashtu, kryeministri spanjoll thotë se e respekton Zaevin si personalitet dhe si mik, veçmas edhe kur bëhet fjalë për udhëheqjen me reformat.

“Ajo është udhëheqja reformuese që është në interes të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që paraqet padyshim hap më rëndësi në reformat që zbatohen dhe që janë në interes të saj (Maqedonisë së Veriut) për hyrje në Bashkimin Evropian. Ai mund të konsideroj në mbështetjen e Spanjës, shpresoj se së shpejti, më herët sesa vonë në Bashkimin Evropian. Poashtu nuk ka dilemë se ata mund të konsiderojnë në vullnetin tonë të plotë dhe ndihmë për bashkëpunim nga aspekti politik, por edhe nga ai ekonomik lidhur me investimet spanjolle në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitet e ardhshme”, thekson mes tjerash kryeministri spanjoll Pedro Sançez në video porosinë deri te qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Postime të ngjashme

Qyteti i Shkupit: FIllon ofanziva ndërtimore verore e rrugëve dhe bulevardeve

R Zh

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...